Lajme
A është gjumi i tepërt shenjë depresioni?
Njerëzit depresivë zakonisht ankohen për pagjumësi. Por tek disa njerëz që vuajnë nga depresioni, problemi është gjumi i tepërt. Sipas një studimi, vetëm 15% e njerëzve nën depresion kanë një tendencë për të fjetur më tepër. Kjo është arsyeja që shumë herë depresioni mund të jetë i paidentifikuar te këta persona. Të flesh shumë herë pas here ose pas festave është gjë e mirë. Por të flesh më tepër se koha e nevojshme çdo ditë kërkon vëmendje.
A e dini se disa njerëz flenë 20 orë në ditë? Mund ta besoni një gjë të tillë? Më e keqja është se kjo gjë shpesh ngatërrohet me dembelizmin dhe lodhjen e tepërt, kur në fakt është shenjë e një depresioni atipik.
Arsyet pse dikush në depresion mund të flejë shumë:
Ndjehen të sigurt
Depresioni mund t’ju shqetësojë vërtet. Ekziston një frikë e vazhdueshme për shumë gjëra së bashku. Këto mendime janë aq të zhurmshme, sa do të dëshironit të ndalonin menjëherë. Ju bëheni të pambrojtur dhe gjithçka duket kaq dërrmuese. Gjumi është koha e vetme, kur ndiheni të sigurt. Kur flini, mund të vendosni gjithçka në pritje. Ju qëllimisht dëshironi të shkoni në një gjendje mendore të pavetëdijshme për ta shmangur depresionin.
Dilema e mungesës së dëshirës për të jetuar apo vdekur
Njerëzit depresivë shpesh e humbasin interesin për jetën e tyre. Ata nuk arrijnë të gjejnë ndonjë kuptim apo qëllim për jetën e tyre. Ka raste kur duan të vdesin, por nuk e gjejnë guximin për suicid. Ndonjëherë ata duan të jetojnë, por nuk mund të gjejnë arsye për të jetuar. Shumë persona përballen me këtë dilemë dhe gjejnë rehati në gjumë. “Lufta” e vazhdueshme midis dëshirës për të vdekur dhe për të jetuar i lodh ata. Gjumi është si një largim nga ky realitet për këta persona.
Ndalon nga ripërjetimi i traumës
Kur jemi në depresion, ne nuk dëshirojmë të kujtojmë ose rijetojmë ato gjëra që na kanë çuar në atëgjendje të rënduar psikologjike. Ne duam t’i harrojmë ato dhe të përpiqemi të ecim përpara. Por disi ato vazhdojnë të kalojnë në mendjen tonë. Gjumi është një mënyrë përmes së cilës ato kujtime dhe trauma mund të ndalen. Njerëzit në depresion mund ta përdorin gjumin për të shmangur ripërjetimin e traumës.
Lodhja
Depresioni tenton të nxjerrë jashtë të gjithë energjinë. Të lodhë fizikisht, mendërisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Personat që vuajnë nga depresioni, ndiejnë lodhje të vazhdueshme trupore dhe mendore. Depresioni “e mashtron” trurin tuaj për të besuar se jeni të lodhur dhe keni nevojë për pushim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës Votuesve zviceranë së shpejti do t'u kërkohet të vendosin nëse do të subvencionojnë trenat e natës...
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit