Shkurt.ch

A është gjumi i hershëm më i shëndetshëm?

Me rëndësi për shëndetin janë para së gjithash fazat e gjumit të thellë dhe nuk ka rëndësi nëse ato paraqiten para apo pas mesnatës ----

Besimi popullor thotë se gjumi që bëhet para mesnatës është më i shëndetshmi. Por, duket se kjo nuk është edhe aq e saktë. Mjekët kanë ardhur në përfundimin se kjo bestytni ka pasur një kuptim vetëm për kohët e kaluara, atëherë kur është lindur ajo. Fjala është për kohën kur njerëzit binin të flinin herët dhe zgjodheshin po ashtu gjithmonë herët nga gjumi.

Por, me ndryshimin e shprehive të njeriut gjatë historisë, kjo rregull është tejkaluar qëmoti.

Sipas njohurive të sotme të mjekësisë, me rëndësi për shëndetin janë para së gjithash fazat e gjumit të thellë. Ato paraqiten në orët e para pas rënies në gjumë. Dhe, në këtë kontekst, nuk ka rëndësi nëse kjo fazë ndodhë para apo pas mesnatës. Me rëndësi është që personi të ketë sa më shumë faza të gjumit të thellë, pavarësisht nga koha.