Kosova
A është e vështirë për shqiptarët e Kosovës të marrin shtetësinë në Shqipëri

Mësohet se një emision i quajtur “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e së hënës burokracitë dhe sorollatjet e institucioneve shqiptare për dhënien e shtetësisë për shqiptarët e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Një e re nga Kosova, e cila ka ardhur në Shqipëri prej 15 vitesh, ka bërë shkollën 5 vite, në punë me kontratë prej 10 vitesh, është martuar me një shqiptar dhe ka një fëmijë 3 vjeç. Por, prej disa vitesh është endur në dyert e policisë, ministrisë dhe presidencës për të marrë pasaportën. Gjatë kësaj kohe i kanë kthyer disa herë dokumentet; njëherë punonjësit humbën 1 vërtetim, herën e dytë nga zvarritja skaduan dokumentet, një herë se kërkonin provim të gjuhës shqipe dhe në fund kontrata e qirasë, e bërë para noteri, s’është e ligjshme, shkruan TCh.
Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua z. Klaudjo Jonuzaj, i cili thotë se është martuar me një shqiptare nga Kosova, Sihana Qarkaxhija, e cila prej shumë vitesh kërkon pasaportën shqiptare. “Sihana jeton që prej vitit 2010 në territorin e Republikës së Shqipërisë, ku fillimisht ka bërë studimet 5 vjeçare dhe nga viti 2015 është në punë, me kontratë të rregullt. Madje ka marrë edhe leje qëndrimi. Prej disa vitesh, ne jemi martuar, ku kemi bërë celebrimin dhe të gjitha dokumentet. Pas martese, ne kemi edhe një fëmijë” pohon Klaudjo.
Por, pavarësisht se punon në mënyrë të rregullt prej 10 vitesh, është martuar me një shtetas shqiptar dhe ka një fëmijë po me këtë shtetas, Sihana është sorollatur prej shumë vitesh që të marrë shtetësinë, pasaportën shqiptare.
“Sa herë që aplikojmë na nxjerrin mungesë dokumentesh. Njëherë mungon një letër nga emigracioni. E çojmë letrën dhe na kthejnë përgjigje që tani që e sollën, skadoi afati i letrave të para. Certifikata të bashkëshorteve, shqiptare dhe kosovare, gjendja gjyqësore, vërtetimet e lejeve të qëndrimit, kontratë qiraje. Këto kanë afat 6 muaj përdorim” vijon Klaudjo.
Ai shton se, deri tani kanë plotësuar plot 4 herë letrat. “Herën e fundit për kontratën e qirasë, pasi e kemi bërë kontratën te noteri me 1 pronar, kur certifikata e pronësisë ka 3 bashkëpronarë. Ne këtë kontratë e kemi çuar disa herë te policia, Ministria e Brendshme dhe Presidenca. Asnjëherë s’na e kanë kthyer. Me këtë kontratë kemi të gjitha dokumentet, gjendjen civile, lejet e qëndrimit, regjistrimin e fëmijës në kopsht. E kanë pranuar të gjithë” thotë ai.
Më tej shton se, në aplikimin e parë ka qenë kriter edhe një provim i gjuhës dhe historisë së Shqipërisë, edhe për shqiptarët e Kosovës. “Pyesnim ku ta bënim këtë provim, asnjë s’na jepte përgjigje” pohon Klaudjo, teksa shton se deri më tani vetëm burokraci.
Pas ankesës, i riu shkon te Komisariati i Policisë Nr.2 në Tiranë dhe pyet punonjësen që merret me shtetësinë. Ajo i thotë se kështu janë procedurat dhe ata i kanë bërë po i ka kthyer Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë. “Sajojnë lloj-lloj dokumentesh. Tani i kthejnë për gjënë më të vogël” i thotë ajo, teksa i kërkon që tashmë dokumentet t’i plotësojë nga e para se për pak javë skadojnë. Klaudjo shkon edhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke kërkuar oficerin Yzeir Zeqiri, por ai i thotë se “dosja është te Komisariati nr.2, plotësoje”.
Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë oficerin e policisë Yzeir Zeqiri, i cili punon në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe merret me shtetësisë. Ai pranon se dokumentet i janë kthyer disa herë, teksa shton se tani ka probleme kontrata e qirasë. Fiksi i bën me dije se Klaudjo dhe Sihana kanë aplikuar gjithmonë me këtë kontratë, ndërsa ai thotë se tani duhet të bëjë tjetër dhe t’a sjellë. E pyesim se nëse e sjell të renë, skadojnë dokumentet e vjetra. Na thotë se do t’i shohë dhe t’na kthejë përgjigje.
Oficeri telefonon sërish gazetarët disa minuta më pas dhe thotë se “vetëm të sjellë kontratën e qirasë, pasi dokumentet e tjera kanë datë mesin e dhjetorit”. Por, sa të kalojnë nga Komisariati Nr,2, te Drejtoria e Policisë në Ministrinë e Brendshme dhe më pas në Presidencë, dokumentet do të skadojnë sërish!
E-Diaspora
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë Bëhet fjalë për Amarildo Vllazeria, 27 vjeç, një shqiptar që do të betohej si këshilltar bashkiak...
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)