Lajme
A është e sigurt të rezervoni pushime në vitin 2022?
Dy vjet më parë, kur pandemia u përhap, shumica prej nesh do të mendonin se rezervimi i pushimeve për 2022-shin ishte diçka e sigurt.
Bllokimet e njëpasnjëshme dhe zbulimi i varianteve të reja ishin ato që na mësuan se të dalësh nga një pandemi globale është shumë më e vështirë nga ç’mund ta kishim imagjinuar kur dëgjuam “COVID” për herë të parë.
Si po ndikon pandemia në sektorin e turizmit?
Sektori i turizmit është goditur rëndë nga COVID dhe shumë nga personat që merren me turizëm kanë shprehur hapur kritikat e tyre për vendimet e qeverive.
Agjencia e udhëtimeve “On the Beach” raportoi humbjet vjetore që shkonin deri në 20 milionë euro. Shefi ekzekutiv Simon Cooper thotë se “rimëkëmbja për sektorin mbetet e pasigurt”.
Ndërsa presim muajt e parë të vitit kur kemi mundësi për pak pushime të shkurtra, çfarë mendojnë vërtet ekspertët për realizimin e këtyre pushimeve?
Ku janë destinacionet më të sigurta për pushimet e dimrit?
Vendet në mbarë botën reaguan me shpejtësi ndaj variantit të ri Omicron, i cilësuar si “shumë shqetësues” nga OBSH-ja.
Mbretëria e Bashkuar, publikoi më 9 dhjetor një përditësim të masave të reja anti-COVID dhe një rishikim trejavor pritet të bëhet më 20 dhjetor.
Richard Sinclair, drejtor i agjencisë së udhëtimit të skijimit “Sno”, beson se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po merr masa për të shpëtuar industrinë e udhëtimit, por nëse Omicron përhapet me shumë shpejtësi brenda vendit, mbase këto masa nuk do të vihen dot në zbatim.
Cilat janë destinacionet më të mira për vitin 2022?
Në pamje të parë, pushimet dimërore në vendet ku mund të bësh ski ngelen të preferuara, si për skiatorët, ashtu edhe për personat që duan të shijojnë bukurinë e borës.
“Masat kufizuese harrohen sapo të ndjeni ajrin e ftohtë në fytyrën tuaj dhe gëzimin e vizitës përsëri në mal”, u shpreh Andy Sturt, drejtor menaxhues i “VIP SKI”.
Pasi kanë përballuar ndryshimet e vazhdueshme, CEO i “Inghams Joe Ponte” tha se operatorët turistikë janë më të përgatitur se kurrë për t’u ofruar siguri dhe rehati klientëve të tyre.
Duke marrë në konsideratë se pandemia nuk do të “mbarojë” së shpejti, shumë udhëtarë i kanë vonuar udhëtimet e tyre jashtë shtetit.
Zina Bencheikh, drejtoreshë e “Intrepid Travel”, tha se në vend që njerëzit të qëndrojnë në Europë, po zgjedhin destinacione shumë të largëta për vitin e ardhshëm.
Udhëtimet në Kosta Rika, Islandë apo Sri Lanka janë më të kërkuarat, duke provuar se njerëzit janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë, mjafton që siguria të jetë primare.
Si të rezervoni pushimet në vitin 2022?
Është e vështirë të kuptosh se ku mund të udhëtosh në mënyrë të sigurt, aq më tepër kur mendon për shpejtësinë me të cilën u vendosën kufizimet në Afrikën Jugore. Ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë të tregoheni vigjilent ndaj shkallës së infeksionit në vendet ku doni të udhëtoni.
Kini në konsideratë kohën e testeve të COVID për destinacionet tuaja, si dhe testet që duhet të bëni në kthim, në mënyrë që të llogarisni ku është e mundur të udhëtoni dhe në çfarë harku kohor.
Bashkëthemeluesi i “Not Just Travel”, Steve Witt, shpjegoi se duhet zgjedhur me kujdes edhe kompania e udhëtimit, në mënyrë që nëse masat kufizuese në destinacionin ku po shkoni ndryshojnë, agjencia të mund të kujdeset për të gjitha rimbursimet në emrin tuaj.
A duhet të merrni sigurim udhëtimi për COVID?
Pothuajse të gjithë ekspertët e udhëtimit nënvizojnë rëndësinë e sigurimit në udhëtim. Duke qenë se jo të gjitha sigurimet kanë politika të njëjta, si mund ta dallojmë opsionin e duhur në këtë periudhë pandemie?
“Thelbësore është që qytetarët të marrin atë lloj sigurimi që mbulon anulimin e udhëtimit dhe rimbursimin e parave nëse infektohen me COVID”, tha Sinclair.
“Nëse operatorët turistikë nuk e realizojnë dot udhëtimin për shkak të kufizimeve të një shteti dhe janë të detyruar t’iu rimbursojnë, diçka e tillë nuk do të jetë e mundur nëse sëmureni vetë dhe në këto kushte sigurimi që përfshin infektimin me COVID është zgjidhja,” sqaroi ai./Euronews.al
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje