Shqipëria

A është e gatshme Shqipëria të kthehet në pikëgrumbullimin e refugjatëve drejt BE?

Ideja nuk është e re, megjithatë kohëve të fundit gjithmonë e më tepër mediat perëndimore shkruajnë për një qendër azilpranuesish që duhet të ndërtohet jashtë BE. Si vend ideal përmendet Shqipëria ose Libia në Afrikën Veriore, shkruan albinfo.ch.

Kjo ide sipas “Der Spiegel” përveç konservatorëve të djathtë në Austri, Bavari dhe Danimarkë, së fundi mbështetet edhe nga shefi i Këshillit Europian, Donald Tusk. Nëse BE do i kërkojë vërtet Shqipërisë që të ndërtojë këtë qendër azilpranuesish ose pikëgrumbullimin e gjithë refugjatëve që vijnë nga Mesdheu në BE, pritet të zbulohet pas samitit të BE në fund të qershorit.

Shumica e anijeve me emigrantë të paligjshëm nga Libia si pikësynim kanë Italinë, ato të Marokut Spanjën, ndërsa anijet egjiptiane ankorohen përgjithësisht në brigjet e Greqisë. Gjatë 2018 në BE kanë ardhur 40 mijë emigrantë për të kërkuar azil në BE.

Me qendrën e azilit jashtë BE, autoritetet perëndimore kërkojnë strategji tjetër. Të gjithë të shpëtuarit nga deti do dërgohen në këto qendra azili dhe prej atje do vendoset direkt për statusin e tyre si refugjat ose jo.

Kush nga emigrantët e paligjshëm vlen si i përndjekur, atëherë ai do dërgohet nëpër vendet e BE me ndihmën e dikasterit të refugjatëve pranë OKB, të ashtuquajtur ‘resettlement’. Të tjerët do riatdhesohet në vendet nga kanë ardhur, informon albinfo.ch.

BE mer shembullin e Australisë

Ky është një shembull si vepron Australia me ishullin e paqësorit Manus, prej 2001, duke i depërtuar gjithë emigrantët e paligjshëm në ishullin e Papua Guinea e Re. Për këtë Australia u pagon shteteve ishullore rreth tre miliardë dollarë australianë në vit. Secili refugjat në Manus ose Nauru, përfiton 16 mijë dollarë nga Australia, nëse rikthehet në vendlindje.

Megjithatë ky kamp vlen si stacioni i fundit. Shumica e tyre nuk dëshirojnë përsëri në vendlindje, ndërsa Australia prej disa vjetësh nuk pranon strehimin edhe të atyre që njihen si refugjatë. Ata me ndihmën e punëtorëve të UNHCR shpërndahen në vende të ndryshme të botës, siç ndodhi së fundi drejt SHBA në 2016.

Danimarka dhe Austria kërkojnë që Shqipëria të luajë rolin e ishullit Manus

Kjo është një pyetje vendimtare – por pa një përgjigje konkrete. Ish ministri gjerman i brendshëm De Maizièrenë 2014 fliste për “Qendra mikpritëse” në “Afrikën Veriore”. Edhe figura tjera të larta europiane kërkonin qendra të tilla prej përpara dhjetë vitesh në vendet e Magrebit.

Vendet e vogla europiane Danimarka dhe Austria së fundi kanë propozuar Shqipërinë si vend ku duhet të ndërtohet kjo qendër pikëgrumbullimi pë emigrantët e paligjshëm.

Komisioneri i emigrimit në BE, greku Dimitris Avramopoulos, u përgjigj se ideja është e mirë, por a ka ndonjë vend që mund të merrte përsipër ndërtimin e një qendre të tillë? Kjo nënkupton se edhe Shqipëria mund të refuzonte kërkesën.

Rreziku i Shqipërisë nëse pranon të ndërtojë një qendër të tillë?

Edhe media e majtë austriake “Der Standard” citon Shqipërinë si një mundësi për ndërtimin e një qendre të tillë. Megjithatë askush nuk përmend zyrtarisht atë. Shefi i kabinetit në ministrinë e brendshme shqiptare, Adriatik Mema, për “Der Standard” deklaroi shkurt se kjo “nuk ka qenë temë” diskutimi.

Shqipëria dhe shqiptarët njihen për vlerat e mikpritjes së njerëzve në nevojë dhe këta e ka dëshmuar edhe në të kaluarën, informon albinfo.ch. Megjithatë, a do ishte e gatshme që Shqipëria do strehonte mijëra refugjatë nga Afrika dhe Azia, kur dihet se BE nuk mund të gjejë marrëveshje të respektuar nga të gjitha palët si ajo e Dablinit 2015?

Këtu, kur jemi te kufijtë, të kujtohet thënia e famshme e Albert Einstein se kufiri mes “të bërit nder” dhe “të të bërit budall” është shumë i vogël.