Turizëm
A e dini se janari është muaji më i lirë për udhëtime?
Muaji janar është muaji më i lirë gjatë gjithë vitit për të gjithë turistët anglezë që dëshirojnë të bëjnë pushime të shkurtra apo për pushime në bregdet, bazuar në të dhënat e marra nga uebsaiti “TravelSupermarket”.
Sipas këtij uebsaiti britanikët që vendosin të bëjnë disa ditë pushime gjatë muajit janar mund të kursejnë deri rreth dy të tretat shpenzimeve të tyre gjatë gjithë vitit, sepse kosotoja është rreth 200 për qind më e lirë në krahasim me muajin gusht.
Gushti është gjithashtu edhe muaji më i shtrenjtë edhe për një pjesë të madhe të evropianëve që vendosin të bëjnë pushimet e tyre në vende bregdetare, ndërsa muaji maj është më i shtrenjti për të gjithë ata turistë që vendosin të bëjnë turizëm kulturor në shtete të ndryshme, transmeton ‘Monitor’.
Të gjithë ata turistë britanikë që vendosin të shkojnë në ato vendet bregdetare gjatë muajit janar, mund të kursejnë shumë nga buxheti i tyre dhe mund të paguajnë më pak se 83 dollarë për shatë net, vaktet ushqimore të përfshira, akomodimin dhe fluturimin nga aeroporti “East Midlands” në Algarve, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave të mësipërme diferenca më e madhe u vu re në udhëtimin Algarve në Portugal, ku çmimi mesatar për natë në janar është 23.48 funte krahasuar me 71.50 funte me muajin gusht.
Muaji shtator është muaji më i shtrenjtë për të vizituar Lisbonën ku çmimi mesatar për natë shkon deri në 97.64 funte, krahasuar me vetëm 36.54 funte për natë në muajin janar, muajin më të lirë.
Për të gjithë turistët nga Britania që nuk kanë dëshirë të udhëtojnë gjatë muajit janar, muaji i dytë gjatë të cilit mund të gjejnë çmime të lira është marsi, nëntori dhe shkurti.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve