Lajme
A e dini pse zbehen dritat në aeroplan ?

Shumë udhëtarë besojnë se stjuardesat i zbehin dritat në aeroplan, në mënyrë që pasagjerët të flenë. Por nuk bëhet fjalë vetëm për këtë, përcjell albinfo.ch.
Zbehja e dritave në aeroplan është e nevojshme për një arsye të rëndësishme sigurie.
“Dritat janë të zbehura në mënyrë që shikimi juaj të mund të përshtatet sa më lehtë që të jetë e mundur për t’ju ndihmuar të evakuoheni nga aeroplani në rast aksidenti”, tha Sue Fogwell, një stjuardesë e një aviokompanie.
Syrit të njeriut i nevojiten 10 deri në 30 minuta për t’u përshtatur plotësisht me errësirën. Zbehja e dritave i lejon pasagjerët të shohin më mirë dritat e dyshemesë që çojnë në dalje në rast evakuimi, transmeton Telegrafi.
Stjuardesat do të ndezin dritat edhe nëse bëhet fjalë për fluturim gjatë ditës në mënyrë që pasagjerët të mos jenë të “verbuar” kur zbarkojnë.
– Ngritja e perdeve gjatë ngritjes dhe uljes e bën më të lehtë për stjuardesat të vlerësojnë rreziqet e jashtme, si zjarri, që mund të pengojnë evakuimin, tha piloti Patrick Smith.
Nëse ndodh ndonjë gjë gjatë ngritjes ose uljes, sytë tuaj do të përshtaten me dritën e jashtme, duke ju lejuar të reagoni më shpejt, raporton Travel and Leisure.
E-Diaspora
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë...
-
Pashkët mes shqiptarëve të Zvicrës: Meshat në gjuhën shqipe dhe mesazhi i ringjalljes
-
Lidhja e Papa Françeskut me shqiptarët, një histori besimi dhe shprese
-
Shqiptari nga Kosova emërohet zv.drejtor për video në Associated Press në SHBA
-
Hapet shkolla e parë shqipe në këtë qytet të Italisë
Jeta në Zvicër
-
Vera e vonesave: Më pak trena, më shumë rrugë dhe dyfish kohë për të arritur në Milano Udhëtimi drejt Milanos përmes linjës hekurudhore të Simplon-it do të zgjasë më shumë këtë verë. Udhëtarët...
-
Ka shpërthyer bankomatin: 66 muaj burg dhe dëbim nga Zvicra për kosovarin
-
Posta zvicerane shkruan histori: Letra e sigurt elektronike po vjen për të gjithë
-
Donald Trump ushtron presion mbi universitetet zvicerane
-
Kriza e strehimit për punonjësit edhe në Graubünden