Fun
A e dini pse aeroplanët nuk kanë parashutë për udhëtarë
Një fakt interesant nëse nuk e keni ditur, që aeroplanët për udhëtarë nuk kanë parashutë
Shumica e aeroplanëve fluturojnë në një lartësi në të cilën nëse do të hidheshe me parashutë do të gjeje vdekjen e menjëhershme.
Presioni i ajrit në lartësinë në të cilën fluturojnë avionët është aq shumë i ulët sa nëse do të mbajë frymën, mushkëritë do të të shpërthenin menjëherë.
Edhe nëse do të merrje frymë shpejt, sërish nuk ka oksigjen mjaftueshëm që të të mbajë të vetëdijshëm që të mos humbje ndjenjat.
Pra, nëse do hidheshe me parashutë nga aeroplani, do të humbisje ndjenjat dhe më pas nuk do të arrije dot as që të kryejë procesin që kërkohet për hapjen e parashutës në një moment të caktuar.
Për të mos folur pastaj për temperaturat që në lartësitë që fluturojnë avionët arrijnë në 30 gradë nën zero, çka do të bënte që të ngrije menjëherë nga i ftohti, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
E për të mos folur pastaj as për faktin se parashutat peshojnë shumë e do të rrisnin ndjeshëm peshën në aeroplan, se pasagjerët nuk janë të trajnuar të gjithë për përdorimin e parashutës dhe mbi të gjitha, sepse statistikisht shumica e aksidenteve të avionëve ndodh gjatë ngritjes ose gjatë zbritjes së avionit duke e bërë të padobishme pasjen e parashutave.
Të ngjashme
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?