Shkurt.ch

A e dini cilat janë 10 qytetet më të mëdha në Zvicër ?

Zvicra ka mbi tetë milionë banorë, derisa është një nga vendet më të bukura në Evropë. Brenda saj ka shumë gjëra interesante dhe unike, shkruan albinfo.ch.

Një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Zvicër, dhe janë integruar në shoqërinë zvicerane.

Por, a e dini cilat janë dhjetë qytetet më të mëdha. “conviva-plus.ch” renditet dhjetë qytetet më të mëdha zvicerane.

Cyrih, Gjenevë, Bazel, Bernë, Lozanë, Winterthur, Luzern, S. Gallen, Lugano dhe Biel, janë dhjetë qytetet më të mëdha, përcjell albinfo.ch.

Por ka shumë qytete të tjera zvicerane që janë mjaft interesante. Zvicra ka gjithsej 2222 komuna – qytete dhe fshatra (regjistrimi 01.01.2018).

Cyrihu ka 425 mijë banorë, duke u pasuar nga Gjeneva me 201 mijë dhe Bazeli me 176 mijë. Kryeqyteti Berna ka 142 mijë banorë.

https://www.conviva-plus.ch/?page=2067