Lajme
A duhet t’ia hapim telefonin shefit gjatë pushimeve?
Ditët e pushimit janë ditë për t’u ç’lodhur dhe relaksuar. Shumë njerëz duke dashur të largohen nga stresi i përditshëm, vendosin edhe të fikin celularet e tyre. Por si reagoni kur jeni i shtrirë në plazh, buzë detit dhe po shijoni rrezet e diellit, dhe papritmas ju thërret shefi juaj në telefon?
A duhet të jemi të disponueshëm për shefin tim edhe gjatë ditëve të lira apo edhe kur jemi në pushime? Eksperti i ligjit të punës ÖGB në Austri, Martin Müller, ka një përgjigje të qartë. “Jo, nuk keni arsye patjetër të hapeni telefonatën nëse shefi ju thërret gjatë pushimeve tuaja. Ju mund ta fikni celularin, mund ta shkëpusni nga rryma telefonin fiks, mund të largoheni nga çdo akses. Kështu mund të veproni të gjithë që dëshironi që të mos kenë asnjë kontakt me shefin gjatë pushimeve, përveç ju që sipas marrëveshjes paraprake me shefin tuaj, e keni të obligueshme që të jeni i disponueshëm në çdo kohë”, përcjell albinfo.at.
4 nga 10 punonjës në Austri gjatë pushimeve kontaktohen nga shefi i tyre
Sidoqoftë, gjasat që shefi t’ju “torturojë” në kohën tuaj të lirë nuk është aq e pamundur. Sipas një studimi të raportuar nga krone.at, katër nga dhjetë punonjës në Austri kontaktohen nga eprorët e tyre në kohën e lirë. Interesante: Punonjësit në Finlandë dhe Suedi janë më shpesh të shqetësuar. Më e rrallë në Lituani, Qipro dhe Spanjë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor