Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës sot po zhvillon punimet e simpoziunit të pestë Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës sot po zhvillon punimet e simpoziunit të pestë me temën...
-
Arti që kujton luftën dhe jep mesazhe për ndërtimin e paqes
-
AAK themelon degën në Berlin
-
Mbi 13 mijë votues të regjistruar nga diaspora
-
Pas Tiranës, Saimir Pirgu në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Avokati i Popullit në Kosovë: Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është çështje nacionale Kërkohet veprim urgjent, shprehet Avokati i Popullit...
-
Zvicra me kufij të rinj
-
Panairi vjeshtor i Bazelit tërhoqi mbi 1 milion vizitorë
-
Fshati zviceran, Brienz, rrezikohet nga shembja e gurëve
-
Çfarë do të thotë zgjedhja e Donald Trump për Zvicrën?