Integrimi
A do t`i pagëzojnë zviceranët së shpejti fëmijët e tyre me emra shqiptarësh?
Pyetja e radhës që i imponohet gazetares është: nëse së shpejti do të hamë darkë kosovare dhe fëmijët tanë do t`i pagëzojmë me emra si : Granit në vend të Luca?
Në përmbyllje të një serie shkrimesh mbi Kosovën, shqiptarët e Kosovës dhe lidhjet e tyre me Zvicrën, portali Watson ka zhvilluar një intervistë me ekspertin e njohur zviceran të integrimit, Thomas Kessler. Në këtë intervistë, trajtohet çështja e evoluimit të imazhit të shqiptarëve në Zvicër nga vitet e fillimit të ardhjes se tyre këtu e deri tash, transmeton albinfo.ch.
“Nga migrantët problematikë te migrantët shembullorë brenda pak viteve: Imazhi i kosovarëve ka evoluuar në mënyrë rapide”, fillon artikulli, në të cilin eksperti i migracionit, Thomas Kessler sqaron këtë evoluim dhe përgjigjet “nëse zviceranët së shpejti do t`i pagëzojnë fëmijët e tyre me emra si Granit në vend të Luca”.
Kessler thotë se është mbresëlënës fakti se si ka ndrxshuar ky imazh, madje në mënyrë të shumëfishtë. “Në vitet `70, gastarbajterët shqiptarë konsideroheshin si migrantë të heshtur e luajalë. Kur shpërtheu lufta në Kosovë, fillimisht kishte mëshirë për ta si refugjatë nga Ballkani. Por pastaj fokusi u vendos në problemet e integrimit, si për shembull në figurën e “raser”-it ballkanik (ngasësit të çmendur të veturave). Ishte koha kur nxënësit kosovarë, të ardhur si refugjatë, “mungesën e njohjes së gjuhës ndodhte ta kompensonin me dhunë fizike”, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq figura e “raserit”, sipas ekspertit, ka një bazë reale: kulti i veturave dhe i vozitjes së shpejtë është realitet në kulturën e popujve jugorë. Ndërsa sot kosovarët nga shumica e zviceranëve perceptohen si fqinj dhe kolegë pune të ndershëm”.
Më tutje gazetarja e konsideron si “pikë kthese” në imazhin e shqiptarëve vitin 2011, kur për të fundit herë figura e tyre u përdor si një objekt fushate kundër të huajve. “Ndërkohë që figura e kosovarëve kriminelë në fushatën e iniciativës së dëbimit të të huajve kriminelë (2011) ishte e kudogjendshme, në debatin për iniciativën e jetësimit, (2016) kosovarët as që janë përmendur fare”. Këtë e konfirmon edhe Kessler sipas të cilit pllakati i famëkeq i SVP-së “Kosovarët therin zviceranin” është pika më e ulët e problemit të imazhit të kosovarëve, përcjell albinfo.ch. Që atëherë, fillon ngritja shoqërore e tyre. Shumë nga ish refugjatët kanë bërë ndërkohë karrierë dhe fitojnë mirë në lëmin komercial. Pastaj, në fokus të opinionit ndërkohë hynë grupe tjera të huajsh si eritreanët ose arabët etj.
Ndonëse në punë të imazhit të shqiptarëve sheh paralele me imazhin e italianëve të viteve 60-70, Kessler e pranon se te rasti i shqiptarëve (kosovarëve) problemi është më i mprehtë. Kjo për faktin se vendi prej nga vijnë ata ende vazhdon të jetë në krizë politike, për ndryshim nga Italia.
Duke e përshkruar ritmin e shpejtë të përmirësimit të imazhit të shqiptarëve, dhe duke e krahasuar atë me imazhin (e mirë) të italianëve pyetja e radhës që i imponohet gazetares është: nëse së shpejti do të hamë darkë kosovare dhe fëmijët tanë do t`i pagëzojmë me emra si : Granit në vend të Luca? Sigurisht se aq larg nuk do të shkojë puna, kur dihet se çfarë nami ka në botë kuzhina italiane ndërsa për kuzhinën kosovare nuk dimë edhe shumë. Edhe emrat kosovarë për fëmijët zviceranë nuk është se do të bëhen shumë shpejt përditshmëri, transmeton albinfo.ch. Por ajo që shihet është rritja e interesimit për Shqipërinë si destinacion turistik. “Konotacioni me diellin dhe përjetimet nga pushimet verore do ta duhej ta përmirësonte edhe më shumë imazhin e shqiptarëve në Zvicër.”
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind