Koronavirusi: çast pas çasti
A do ta bëjmë plazhin sivjet në këto “kuti prej xhami”?
Kompania në konceptin e saj ofron të vendosë kuti pleksiglasi me lartësi dy metra në mes të shtretërve për rrezitje. Pushuesit mund të lëvizin lirshëm në rreth 20 metra katrorë
A do të ketë sivjet fare pushime verore? Ndonëse na ndajnë rreth tre muaj nga koha e pushimeve në plazhe, bazuar në rrjedhat aktuale me koronavirusin, ka mjaft arsye për të qenë skeptik në këtë drejtim. Ose, siç e thonë shumë specialistë të turizmit, pyetja e duhur nuk është “a do të ketë pushime”, por “si do të duken ato”.
Ndërmarrjet që merren me turizmin veror tashmë kanë filluar të punojnë për të gjetur mënyra që do të pajtonin dëshirën për të pushuar në bregdet me sigurinë nga virusi. Ndër to është edhe një kompani nga Modena, shkruan gazeta italiane “La Repubblica”. Ajo prezanton një zgjidhje se si të shijohet atmosfera në plazh pa rrezikuar shëndetin.
Kompania “Nuova Neon Group 2” po specializohet për prodhimin e barrierave mbrojtëse të bëra nga pleksiglasi. Dihet se bankat, marketet dhe farmacitë kanë vënë në funksion një material të tillë për mbrojtje, përcjell albinfo.ch.
Kompania në konceptin e saj ofron të vendosë kuti pleksiglasi me lartësi dy metra në mes të shtretërve për rrezitje. Pushuesit mund të lëvizin lirshëm në rreth 20 metra katrorë. Ndërsa gjerësia e hyrjes do të jetë 1,5 metra.
Pronari Claudio Ferrari ka thënë për gazetën: “Ne u përpoqëm të imagjinonim kthimin në plazh. Ishte me rëndësi që nga njëra anë të sigurohet mbrojtja e njerëzve dhe nga ana tjetër, rigjallërimi i jetës.
Një simulim tregon se si mund të dukeshin këto “kuti” në një plazh në veri të Adriatikut, transmeton albinfo.ch. Operatorët e parë të pushimeve në det tashmë kanë shprehur interesimin e tyre, thotë Ferrari.
Por ndarje të ngjashme mund të përdoren gjithashtu edhe në restorante dhe bare. “Ne mund t`i punojmë ato në çdo madhësi dhe formë”, thotë italiani.
Megjithatë, jo të gjithë janë entuziazmuar me këto kuti. “Kjo është absurde”, thotë presidenti i kooperativës së banjove Rimini, Mauro Vanni. Njerëzit do të vdisnin nga dehidratimi në këto “kafaze”.
Ndërkohë, mbetet për tu parë nëse ky propozim do të fitojë . Por një gjë duhet të jetë relativisht e sigurt – nuk do të ketë pushime të zakonshme këtë verë, përcjell albinfo.ch. Hapësirat boshe për të mbajtur sigurinë dhe baret që ofrojnë vetëm shërbim në plazh për të shmangur grumbullimet në banak, janë më të besueshme, shkruan gazeta italiane.
Fotot: “Nuova Neon Group 2”
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës