Jeta në Zvicër
A do t’i fitojnë zviceranët 2500 franga në muaj pa punuar?
Në Zvicër do të votohet në referendum më 5 qershor për të siguruar të ardhura 2500 franga në muaj për secilin qytetar të vendit. Mbështetësit e idesë duan që qeveria të sigurojë të ardhura mujore të paktën 2.500 franga zvicerane. Ata që punojnë dhe marrin më pak se shuma në fjalë do të kompenzohen me një rrogë më të madhe. Edhe ata që nuk punojnë, do të marrin këto fonde. Të ardhurat do të jetë e pakushtëzuara dhe jo të tatueshme, shkruan CNN, përcjell albinfo.ch.
Qeveria zvicerane, e cila është kundër nismës, shpjegon se nëse propozimi pranohet nga qytetarët, do të duhet 25 miliardë franga në vit për të mbuluar këtë detyrim, transmeton albinfo.ch
Sipas Qeverisë futja e taksave të reja ose kufizimi i shpenzimeve do të dëmtojnë rritjen ekonomike. Kundërshtarët besojnë se Zvicra është një vend i pasur dhe mund të përballojë ë të ardhura të tilla për qytetarët. Mbështetësit e idesë besojnë se qindra e mijëra zviceranë janë kërcënuar se do të humbin vendin e tyre të punës për shkak të përparimeve në teknologji. Sondazhet tregojnë se vetëm 40% e Zvicrës mbështesin idenë e për të ardhura mujore 2500 franga pa puanuar fare.
Ndryshe nga shumica e vendeve në Zvicër nuk ka pagë minimale. Shumica e zviceranëve thonë se ata synojnë të vazhdojnë të punojnë, madje edhe me futjen e këtyre të ardhurave. Arsyeja është se kufiri i 2500 frangave është shumë afër vijës më të ulët të varfërisë prej rreth 2.100 franga, dhe është shumë më poshtë se paga mesatare në vend prej më shumë se 6.000 franga.
Sondazhi i agjencisë së votimit “DemoSCOPE” thekson se vetëm 10% e të anketuarve mendojnë mundësinë për t’u larguar nga puna me pranimin e kësaj nisme për të ardhura të njëjta për të gjithë qytetarët. Mbi gjysma e tyre kanë thënë se do të kishin mundësinë për të shpenzuar më shumë kohë me familjen e tij.
Zvicra nuk është i vetmi vend i pasur në botë që po shqyrton idenë e për “të ardhura bazë mujore”. Finlanda është duke e shqyrtuar mundësitë dhe për të eleminuar të gjitha programet e mirëqenies sociale në vend për të paguar cdo qytetar të saj me 10.000 në vit.
Më shumë për inicativën në linkun në vijim: grundeinkommen
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve