Lajme

A do të tërhiqet Biden nga gara presidenciale?

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, hodhi poshtë sot idenë se presidenti Joe Biden duhet të tërhiqet nga gara zgjedhore, pasi përfaqësuesi demokrat, Lloyd Doggett, i Teksasit, i bëri thirrje të largohej nga gara pas një paraqitjeje “të dobët” në debatin e javës së kaluar.

“Ne e mundëm Trump një herë dhe do ta mundim përsëri, pikë”, tha ajo në një intervistë për CBS News.

Ajo theksoi se është krenare që është zëvendëspresidente e Joe Biden dhe nuk pranoi t’i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes nëse është e gatshme të udhëheqë vendin nëse është e nevojshme, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.

Më herët sot, Biden pranoi se performanca e tij në debatin me Trump nuk ishte më e mira dhe fajësoi mungesën e gjumit për shkak të udhëtimeve.

Presidenti amerikan, Joseph Biden, ka reflektuar pak ditë më parë performancën e tij të dobët në debatin presidencial, vetëm pak orë pasi “u rrëzua” në skenë në një “ndeshje” kundër ish-presidentit Donald Trump.