Lajme
A do të tërheqë BE-ja vendimin për ndalimin e veturave me karburant?
Kryeministri bavarez, Markus Soder, i ka bërë sërish thirrje BE-së që të heqë ndalimin e prodhimit të automjeteve me lëndë djegëse fosile pas vitit 2035, duke thënë se është krejtësisht e gabuar. Bavaria është shtëpia e BMW dhe Audi, ndër të tjera
Ndalimi i motorëve me djegie të brendshme nga viti 2035 është i gabuar dhe duhet të tërhiqet.
Prodhuesit tanë të automjeteve janë liderë globalë në prodhimin e motorëve me djegie të brendshme. Për këtë arsye, është absurde të ndalosh një teknologji që funksionon dhe t’ua lëmë vendeve të tjera në të ardhmen”, tha Soder në një intervistë për Bild gjermane.
Në të njëjtën kohë, ai është kundër vendimit të Qeverisë gjermane për heqjen e subvencioneve për blerjen e makinave elektrike.
Një studim i fundit zbuloi se 61% e gjermanëve ishin kundër ndalimit të automjeteve me djegie të brendshme nga viti 2035, ndërsa vetëm 24% e mbështetën atë.
BE-ja e miratoi ndalimin vitin e kaluar me mbështetjen e të gjithë anëtarëve dhe Parlamentit Evropian.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind