Lajme

A do të reagojë Diplomacia shqiptare?

Keshilli per te drejtat e njeriut (KDNJ), organ i OKB-së me seli ne Gjenevë, më 28 shkurt 2011, filon seancën e parë per këtë vit.

Si rregull, ne javën e parë, është e paraparë Paneli i nivelit te lartë, ku prezentojne me fjalimet e tyre autoritete të larta të vendeve anëtare të OKB.

Duke marre parasysh gjendjen e pavolitshme me të drejtat e njeriut në vende te ndryshme të botës dhe kompleksitetin e raporteve ndërkombëtare kohën e fundit, pritet prezencë e autoriteteve te shumta dhe me rëndësi per te shprehur qëndrimet dhe vlerësimet e shteteve perkatese.

Siq njoftojnë burime të sigurta të albinfo.ch, pjesëmarrje kanë paralajmëruar, përvec tjerëve, edhe ministrat e jashtëm të Rusisë si dhe të Sërbisë.

Sipas këtyre burimeve, “duke marrë parasysh aktualitetin akoma evident per raportin e Dick Martyt, pritet që këto dy aktorë politik, dhe sidomos ministri i jashtëm serb Jeremiq, ta përdorë foltoren per ta tejtheksuar sërish raportin në fjalë dhe për ta nxirë edhe me shumë imazhin e Kosovës në politikën ndërkombëtare”.

Duke marrë parasysh qe ky raport prek poashtu edhe Shqipërine, sipas burimit në fjalë, “ështe e pritshme që edhe perfaqësuesi i Republikes së Shqipërise ta marrë fjalën”.

Mirëpo nga sekretariati I KDNJ, albinfo.ch meson se Shqipëria akoma nuk e ka paraqitur prezencën e perfaqësuesve te vetë.