Integrimi

A do të pranonin gratë zvicerane të martoheshin me shqiptar, ja përgjigja e tyre

Në Zvicër jetojnë një numër i madh i shqiptarëve. Ata tashmë janë të integruar në shoqërinë zvicerane. Shumë prej tyre janë inkuadruar në politikë, sport, kulturë dhe sektore të tjera.

Gjatë qëndrimit në Cyrih, ekipi i “Lajm.Tv” ka zhvilluar një anketë me disa vajza të reja zvicerane.

Nga biseda u konstatua se te zviceranet ka ndryshuar pozitivisht bindja për shqiptarët, përcjell albinfo.ch.

Kjo posaçërisht vërehej te vajzat e reja, të cilave u parashtrua pyetja që ndoshta më së tepërmi u intereson të rinjve shqiptarë: A do të pranonte një vajzë zvicerane të martohet me një shqiptar?

Përgjigja e vajzave ka qenë befasuese, pasi që shumica prej tyre janë përgjigjur me ‘po’.