Kosova
A do të paditet deputetja Flora Brovina, PDK-ja e mbron
Prokurorja e prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, e cila ka intervistuar deputeten Flora Brovina pas publikimit të fotos, e cila po dyshohet se është e falsifikuar, nuk ka treguar nëse do të ngre padi ndaj saj.
Hajdari tha se tashmë është herët të jepet një përgjigje, porse shtoi se intervistimi i saj është vetëm hapi i parë, transmeton albinfo.ch.
“E kam intervisuar unë personalisht lidhur me publikimin e fotos dhe mes tjerash ka deklaruar se fotoja është nga viti 2003, thotë se ka ardhur në posedim të saj përmes të disa aktivistëve nga Gjakova, ka deklaruar se i ka besuar fotos dhe e ka publikuar. Unë e kam pyetur që a e ka paraqitur rastin në prokurori, ajo ka thënë se nuk e kam ditur që e kam obligim”, ka deklaruar Hajdari.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka pranuar se veprimi i deputetes Flora Brovina ishte një gabim i madh, por i paqëllimtë.
Ai ka thënë se gjurmët e gjenocidit serb nuk bazohen në një foto, por ato gjenden çdo kund në Kosovë.
“Gjenocidi serb nuk e ka bazonte një foto e as te një personi. Tribunali ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë do të themelohet. Jam këtu për të pyetur se a duhet të jetë më i fortë dështimi apo drejtësia për popullin tonë. Brovina ka bërë gabim të madh, por unë besoj se e ka bërë pa dashje, pasi e njoh Brovinën”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar Zvicra e nisi vitin e ri në të ftohtë të ashpër. Përveç verës së gazuar dhe...
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit