Lajme
A do të mbyllë Zvicra nëntë qendra të azilit?
Mësohet se shteti zviceran do të mbyllë nëntë qendra të përkohshme për azilkërkuesit, sepse numri i njerëzve që kërkojnë azil kohët e fundit ka qenë nën pritshmëritë, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se ky shtet ka ndërtuar strehim për refugjatët që nga viti 2022, duke krijuar 36 qendra për azilkërkuesit në gjithë vendin.
Ndërkohë, në një deklaratë për media, Sekretariati Shtetëror për Migracionin ka thënë se pak më shumë se gjysma e vendeve aktualisht janë të zëna.
Referuar sekretariatit, ndryshe nga vitet e mëparshme, nuk ka pasur rritje të azilkërkuesve të rinj në këtë verë dhe vjeshtë.
Në gusht kishte 23% më pak aplikime se një vit më parë, teksa pati një rënie prej 40% në shtator.
“Situata në rrugët e migrimit drejt Evropës Perëndimore nuk jep shenja për një rritje dramatike në muajt e ardhshëm”, thuhet në një deklaratë të sekretariatit.
Nëntë qendrat e mbyllura mund të strehojnë 1,735 njerëz. /AP
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës