Futboll

A do të luajë nesër Rashica ndaj Freiburgut

Milot Rashica mund të përfshihet për ndeshjen e radhës në Bundesligë, atë ndaj Freiburgut që luhet të shtunën.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt.

Ai ka bërë të ditur se Rashica mund të aktivizohet për disa minuta në këtë përballje.

“Ditët e pushimit i kanë bërë mirë Rashicës. Ai ka bërë stërvitje me ekipin dhe është i gatshëm për këtë takim. Ai mund të luajë ndoshta 45 minuta”, u shpreh trajneri i Werderit, Kohfeldt.