Kosova
A do të lejohet sërish tërheqje e parave nga Trusti?
Kërkesa vjen pas ngritjes së çmimeve në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka propozuar sërish tërheqjen e Trustit deri në 30%. Sipas tij, kjo do t’u ndihmonte qytetarëve pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit, transmeton Albinfo.ch.
Haxhiu shkruan në rrjetin e tij social se propozim-amendamenti i tij po bëhet me kërkesë të qytetarëve dhe se i njëjti do të ndikojë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetje për qytetarë
Postimi i plotë:
Me kërkesë të shumë qytetarëve ripropozoj: Tërheqjen e mjeteve financiare për qytetarët nga Trusti Pensional deri në 30%.
Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është më se e nevojshme që Qeveria ta sjellë në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30%.
Propozim-amendamenti im do të ndikojë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetje për qytetarët:
1. Personat që kanë kursime pensionale në shumën më pak se 10.000 euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë për qind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.
2. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 10.000 euro deri në 19. 999 euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në njëzetepesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.
3. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 20.000 euro deri në 29. 999 euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri nënjëzetë për qind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.
4. Personat që kanë kursime pensionale në shumën prej 30.000 euro deri në 39. 999 euro, kanë të drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbëdhjetë për qind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.
5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40.000 euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë për qind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK.
Me këtë propozim qytetarët që kanë të ardhura më të ulta do të mbështeten me shumë, ata që kanë me pak mjete në Trust t’u lejohet të tërheqin me shumë mjete me qëllim që ta përballojnë më lehtë situatën aktuale për shkak të krizës ekonomike dhe rritjes enorme të çmimeve në të gjithë sektorët pa dallim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












