Lajme

A do të lejohen dasmat në Zvicër?

Masat e reja të koronavirusit të Zvicrës hynë sot në fuqi, nga 26 qershori, transmeton albinfo.ch.

Zvicra ka vendosur të pushojë një sërë masash të koronavirusit.

Ja çfarë duhet të dini

Nga 26 qershori ngjarjet private mund të zhvillohen me 30 persona (nëse janë brenda) ose 50 persona (nëse janë jashtë), me kusht që të zhvillohen në një rezidencë private.

Nëse dasma bëhet në një objekt të arritshëm nga publiku, të tilla si një sallë ose një pjesë e një restoranti, maksimumi 250 mysafirë lejohen brenda dhe 500 lejohen jashtë, transmeton tutje albinfo.ch.

Ajo çfarë duhet theksuar është se nëse dasma është e kufizuar vetëm për njerëzit që kanë një certifikatë të vlefshme Covid-19, atëherë jo vetëm që nuk ka asnjë kufizim në numra të dasmorëve, por edhe vallëzimi është i lejuar.