Shqipëria
A do të lehtësohen vizat për shqiptarët drejt Britanisë së Madhe
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, u ka bërë thirrje mbrëmjen e sotme në Top Story të gjithë shqiptarëve të mos shkojnë ilegalisht në Angli, përcjell albinfo.ch.
Ai është shprehur se të gjithë ata që janë të vendosur të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar, të shkojnë në mënyrë ligjore, pasi janë vizat për të cilat njerëzit mund të aplikojnë.
King-Smith ka deklaruar që në mënyrë që të rinjtë të mos ikin nga veriu i Shqipërisë, kryesisht nga Kukësi, do të investojnë atje me një program të ri dhe prespektiva të reja për Kukësin për të rinjtë nga ana profesionale.
Tani le te flasim për motivacionin, përtej dënimeve. A ka ndonjë mundësi që procedurat e vizave, pra për të marrë një vizë për në MB, të jenë, le të themi, më të lehta, më normale dhe më të aksesueshme për qytetarët shqiptarë?
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pra, një nga mesazhet tona është t’u themi njerëzve, mos shkoni ilegalisht. Nëse jeni të vendosur të udhëtoni për në Mbretërinë e Bashkuar, shkoni në mënyrë ligjore, dhe se ka opsione vizash për qytetarët. Kemi mungesa në profesione të caktuara që do të thotë se ka opsione për viza, për të cilat njerëzit mund të aplikojnë. Kjo është pjesë e asaj që do të diskutojmë me qeverinë e Shqipërisë, për të parë se si mund t’i promovojmë këto mundësi më mirë. Por gjithashtu ne nuk duam që thjesht të marrim të rinj nga Shqipëria dhe për këtë arsye po investojmë në veri. Nisëm siç mund ta keni parë një program të ri, “Perspektiva të reja për rajonin e Kukësit”, do të shqyrtojë se çfarë mund të bëjmë në Kukës, Dibër dhe gjetkë për t’u dhënë realisht të rinjve profesione, aftësi dhe punë dhe konkretisht për të sjellim zhvillim të ri ekonomik në rajon, që të tërheqë njerëzit, si ata që duan të qëndrojnë ashtu edhe të tjerët, që të mendojnë se realisht ata mund të punojnë dhe jetojnë atje. Tani, kjo është diçka që do të bëjnë dy qeveritë, por është edhe për sektorin privat. Dhe kështu ne po u bëjmë thirrje bizneseve dhe të tjerëve që të mendojnë se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar në ofrimin e këtyre aftësimeve dhe mundësive për punë për të rinjtë.
- Ky është një projekt 10 milionë euro apo paund, apo jo?
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Në fakt, është 8.4 milionë pound, për tre vjet e gjysmë, por ne po mundohemi ta përforcojmë dhe ta zgjerojmë.
- Pra, është fokusuar në Kukës, për momentin.
Ambasadori i Mbretërisës së Bashkuar: Për momentin është në bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Aktualisht po përcaktohen cilat janë mundësitë atje. Ne e dimë se kjo zonë ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por cilat janë mundësitë reale që mund të krijojnë punësim edhe për të rinjtë? Cilat janë mundësitë teknologjike? Ne i njohim të gjitha këto punë në sektorin e teknologjisë, të cilat nuk ka pse të kryhen detyrimisht nga një vend i caktuar. Mund të bëhen nga kudo në botë. Pse të mos i bëjnë nga Kukësi, apo nga Dibra?
- Pra, të trajnohen njerëzit atje që të mund të kenë akses në tregun e teknologjisë, IT, e të tjerë.
Ambasadori i Mbreëtrisë së Bashuar: Pikërisht. Por e dimë se kjo do të marrë kohë. Pra, ne duhet të gjejmë mënyra për të ndihmuar njerëzit tani. Pra, nëse po mendoni të lini shkollën këtë verë, ne duam që ju ta dini se do të keni mundësi këtu në Shqipëri ose zgjedhje për të shkuar në mënyrë ligjore në Mbretërinë e Bashkuar ose diku tjetër. Por mos shkoni ilegalisht. Pasi, edhe pse shihet si një rrugë e lehtë, ka histori vërtet të vështira nga njerëz që e kanë bërë këtë rrugë dhe e kanë kuptuar se kanë gabuar dhe tashmë janë kthyer në Shqipëri.
- Ky projekt menaxhohet nga Qeveria e Shqipërisë?
- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Sigurisht, projektet e mëdha që ne i hartojmë me qeveritë, por jo. Ky projekt i është kontraktuar disa organizatave. Kontraktori ynë kryesor është Swiss Contact dhe ata punojnë edhe me partnerë të tjerë shqiptarë. Ne duam që kjo të jetë një nxitje e mirëfilltë ekonomike.
- Pra kryesisht menaxhohet nga organizata ndërkombëtare?
- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar: Pikërisht. Por kuptohet që projektet diskutohen edhe me bashkitë, me qeverinë dhe me partnerët që mund të japin një kontribut. Kështu për shembull, ne mund të inkurajojmë që të ketë më shumë aftësim dnë bujqësi apo turizëm, por grantet për agroturizmin i jep Ministria e Bujqësisë. Kjo është dicka që mund të shtrihet për rajonin e Kukësit. Pra, kjo është qasja që ne duam ta kemi, të punojnë në partneritet.
Sepse po mendoja se krijimi i disa krizave artificiale vogla mund të jetë pozitive për për qeverinë, e cila mund të jetë përfituese e fondeve nga kanë fonde nga jashtë Shqipërisë për të menaxhuar krizën tone. Pra ky është një lajm i mirë. le të themi, një lajm i mirë në aspekti i transparencës. /topchanel
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi, përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit publikë nuk mund të favorizojnë kandidatët zviceranë në raport me të huajt Në përgjigje të mocionit të deputetit Piero Marchesi nga Partia Popullore Zvicerane, i cili i kërkoi...
-
Zvicër: Tri modele të reja të trenave do të fillojnë të qarkullojnë nga viti 2026
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta