Shqipëria
A do të ketë një karantinë të dytë në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të një karantine për shkak të pandemisë me koronavirus.
Ai gjatë përmes një komunikimi me qytetarë në Facebook ka bërë të ditur, se megjithatë një gjë e tillë do të varet nga sjellja e qytetarëve dhe numri i rasteve me përfundim fatal si pasojë e sëmundjes.
“Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont, por nëse të gjithë njerëzit nuk bëjnë detyrën, fatkeqësisht kjo mund të vijë. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time dhe nëse shifrat s’na e imponojnë, nuk do të ketë një mbyllje të dytë”, u shpreh Rama.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 149 raste të reja me koronavirus, 4 viktima dhe 139 të shëruar. Deri më tash në Shqipëri janë konfirmuar 14.266 raste, prej tyre 8.675 janë shëruar, 5.195 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 396 persona.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve