Lajme
A do të jetë vaksina ndaj koronavirusit obliguese në Zvicër?
Ndërsa vaksina e koronavirusit ende po zhvillohet dhe mund të mos bëhet e disponueshme gjerësisht vitin e ardhshëm, autoritetet zvicerane tashmë po thonë që imunizimi nuk do të detyrohet
Në prill, ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset tha se “ligji zviceran nuk na lejon të detyrojmë dikë të vaksinohet kundër vullnetit të tyre”.
Ky qëndrim përsëritet nga Dominique Sprumont, zëvendësdrejtor i Institutit të së Drejtës së Shëndetit në Universitetin e Neuchâtel.
Në një intervistë këtë javë me stacionin televiziv RTS, Sprumont tha se vaksina do të jetë e detyrueshme, “por nuk do të thotë e detyruar”, përcjell albinfo.ch.
Ai sqaroi se imunizimi do të jetë i detyrueshëm për njerëzit në punë të caktuara, siç janë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe të tjerët, puna e të cilëve i sjell ata në kontakt të ngushtë me publikun.
Por të tjerët “nuk mund të detyrohen me forcë të vaksinohen”, shtoi ai.
Sidoqoftë, ai tha që publiku duhet të ndërgjegjësohet për përfitimet që do të kishte vaksina në mbrojtjen e shoqërisë nga rreziku i një pandemie tjetër.
“Kjo do të ishte e dobishme jo vetëm për shëndetin, por edhe për ekonominë”, theksoi Sprumont, përcjell tutje albinfo.ch.
Ai pret që lobi kundër vaksinave në Zvicër të kundërshtojë me zë ndaj imunizimit, siç kanë në rast të vaksinave të fruthit.
Por duke pasur parasysh shtrirjen e shpërthimit të Covid-19 në Zvicër – të paktën 31,000 raste dhe 1,110 vdekje – kundërshtimi i vaksinës “do të ishte shumë egoist”, tha ai.
“Këta njerëz kanë harruar pasojat e sëmundjeve serioze infektive” që dikur ishin të përhapura në Zvicër dhe vendet e tjera të zhvilluara “përpara se të zhvilloheshin vaksinat”, tha Sprumont, transmeton albinfo.ch.
Berset theksoi në prill se nëse polemika lind kur vaksina të vihet në dispozicion, “ne do të shpresojmë që ta zgjidhim këtë problem në mënyrë pragmatike, siç kemi bërë gjithmonë në vendin tonë”.
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në Düsseldorf Sopranoja shqiptare, Marigona Qerkezi në Deutsche Oper am Rhein...
-
Shkodër: Java Kulturore Austriake
-
Kurti do të takojë mërgatën sot në Interlaken
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës