E-Diaspora
A do të dëbohet sërish reperi Besko?
Nëse Besko do të jetë i pandehuri i parë kosovar, i cili do të vuajë dënimin në vendin e tij, kjo mbetet të shihet
Reperi nga Kosova, Besjan Kacorraj-Besko, sërish ka shkaktuar skandal në Zvicër. Ai dyshohet se ka grabitur një zyrë postare në Dübendorf të Cyrihut gjatë pushimit të tij në Zvicër javën e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Ai edhe më parë ka qenë i dënuar, derisa ishte dëbuar në Kosovë. Nëse ai dënohet, Zvicra mund ta vendosë atë në një burg në Kosovë, shkruan ‘Blick’.
Për këtë Zvicra ka një marrëveshje të nënshkruar me Kosovën, që nga viti 2014.
Ekzekutimi i dënimeve jashtë vendit është shumë më i lirë dhe burgjet lokale lehtësohen. Edhe vetë të dënuarit mund të përfitojnë nëse bien dakord për një transferim. Për ata që janë deportuar në atdheun e tyre gjithsesi pas dhënies së dënimit me burg, është më mirë për risocializimin nëse ata tashmë janë në burg atje, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, kjo duket vetëm teorike, sepse sipas Zyrës Federale të Drejtësisë deri më tani asnjë i dënuar nuk është dëbuar kundër vullnetit të tij.
Por, edhe me vendet tjera, situata është pothuajse e njëjtë.
Që nga viti 2014, vetëm gjashtë të huaj që janë dënuar, janë dëbuar kundër vullnetit të tyre.
Gjithsesi situata është e ndryshme, dhe që nga viti 2008, Zvicra ka paraqitur 385 kërkesa, ku vetëm gjysma e tyre kanë pasur sukses. Kjo vlen edhe anasjelltas.
Kantonet kanë disa rezerva dhe varet nga kantoni nëse e ekstradon apo jo.
Nëse Besko do të jetë i pandehuri i parë kosovar, i cili do të vuajë dënimin në vendin e tij, kjo mbetet të shihet.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane