Kuriozitete
A do të bëhet me pagesë shikimi i disa materialeve në Instagram?
A do të paguanit për të parë video dhe foto në Instagram? Pronari i platformës së medias sociale mendon që edhe mund ta bëni

Meta, kompania mëmë e Instagram, ka planifikuar një program pilot që do të lejojë një grup të vogël përdoruesish që të ofrojë abonime me pagesë për materiale ekskluzive për video “live” dhe “story”.
Ata mund të kërkojnë një pagesë minimale, duke filluar nga 99 cent, e deri në 100 dollarë në muaj. Për momentin, të gjitha paratë do t’i marrin krijuesit e materialit, por Meta, që gjithashtu ka në pronësi Facebook, do të nisë të marrë pjesën e vet, duke nisur nga viti i ardhshëm. CEO, Mark Zuckerberg, thotë se kompania nuk do t’u mbajë krijuesve më shumë se 30%, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Instagram nuk është e vetmja platformë sociale që ka eksperimentuar me abonimet me pagesë. Prej disa muajsh tashmë, edhe Twitter ka krijuar një opsion që krijuesit të marrin deri në 10 dollarë për materiale ekskluzive.
Platforma më e njohur sociale që ofron këtë lloj shërbimi është OnlyFans, ku krijuesit postojnë shpesh edhe foto dhe video vetëm për të rritur.
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre Një e treta e të gjithë stomatologëve që praktikojnë në Zvicër thuhet se i mbifaturon pacientët...
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës
-
Sondazhi: Dy të tretat e kundërshtojnë blerjen e F-35