Lajme
A do të bëhen testet me pagesë dhe sa do të kushtojnë, nëse bëhen
Kostot për testet ka mundësi të jenë mes 50 dhe 70 franga për ata që do të detyrohen të paguajnë vetë
Këshilli Federal planifikon të diskutojë përsëri opsione të ndryshme për testet falas, ka thënë ministri i Shëndetësisë Alain Berset për mediat, të premten. Njëranga mundësitë është zgjatja e afatit për testet falas, shkruan srf.ch.
Një opsion tjetër është trajtime të ndryshme për grupe të caktuara njerëzish. Sidoqoftë, ende nuk është marrë ndonjë vendim, ka thënë Berset, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, Ministri i Shëndetësisë e bëri të qartë se rruga për të dalë nga kriza çon përmes vaksinimit, jo përmes testeve.
Në fund të gushtit, Këshilli Federal pati vendosur që kostot për testet e koronës për njerëzit asimptomatikë, duke filluar nga 1 tetori nuk do të përballohen më nga Qeveria Federale, transmeton albinfo.ch. Një rezistencë ndaj këtij vendimi është rritur në mesin e partive parlamentare që kur u zgjerua detyrimi për certifikatën Covid.
Të Gjelbrit, PS, Partia e Mesit dhe SVP kërkojnë që Këshilli Federal të kthejë mbrapshtë vendimin dhe që testet të mbeten falas për të gjithë.
Aktualisht, Qeveria Federale u paguan 47 franga për një test mjekëve, farmacive dhe organizatorëve që kryejnë teste të shpejta të antigjenit. Por kostot për testet ka mundësi të jenë më të larta për ata që do të detyrohen të paguajnë vetë, në rast se mbahet qëndrimi për mos mbulimin e tyre, nga 1 tetori. Ajo llogaritet mes 50 dhe 70 franga.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh