Kosova
A do të ashpërsohen masat anti-Covid në Kosovë?
Drejtori i Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, thotë se në Kosovë është situatë e volitshme epidemiologjik sa i përket Covid-19. Por, sipas Krasniqit, kjo situatë mund të ndryshojë. Krasniqi tha se numri më i madh i të infektuarve ka ndodhur gjatë kohës së verës.
“Kjo situatë fare lehtë mund të përmbyset duke parë qarkullimin e Omicron në shtetet e tjera të Europës dhe në vendet tona fqinje në rajon. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo variant të mundshëm”, thotë Krasniqi.
“Ende janë studimet e para që flasin për to. Nuk ka saktësisht të informuara, por këto janë disa karakteristika që duket se i ka fituar ky virus’, shton ai.
Por a ka SHSKUK kapacitete për t’u përballur me një valë të mundshme të Omicron?
“Besoj që si Kosovë, por edhe si shërbim spitalor kemi dëshmuar që mund të organizohemi dhe mund të mobilizohemi për t’u përballur me valë të tilla të mundshme”, shpjegon Krasniqi për RTV Dukagjini.
“Në rast se veç përkeqësohet situata, sigurisht që mund të priten edhe masa të reja. Në fund të fundit, ne të gjithë e kemi obligim që në radhë të parë ta ruajmë shëndetin e qytetarëve”, thotë Krasniqi.
“Tani për tani, situatën e kemi të qetë. Është duke u monitoruar situata nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë për obligim të monitorojnë situatën dhe varësisht nga gjendja në të cilën do të futemi në ditët në vijim, Instituti i Shëndetit Publik, nëse do të ketë nevojë, do të rekomandojë masa të tjera. Tani për tani duhet të theksojmë nevojën për zbatimin e masave aktuale që janë në përputhje me situatën në të cilën jemi”, shpjegoi Krasniqi.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë