Shqiperia

A do të arrijë Shqipëria të garantojë votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?

Në Shqipëri ende nuk ka asnjë hap konkret për të zbatuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e emigrantëve.

Edhe pse në parim mazhoranca dhe opozita duket se janë dakordësuar për këtë çështje, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha se nëse këto ndryshime nuk realizohen deri në janar të vitit 2024, vota e emigrantëve nuk do të mund të realizohet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, transmeton albinfo.ch.

E pranishme në aktivitetin ku u diskutua vota e diasporës ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Ajo tha se opozita duhet të bëjë më shumë presion për këtë çështje, e cila duhet të jetë prioriteti kryesor edhe në Komisionin e reformës zgjedhore.

Ndërsa deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi, tha se mazhoranca është e gatshme për të punuar dhe mundësuar votën e emigrantëve.