E-Diaspora
A do të mbijetojë pas Evropianit miqësia zvicerane-shqiptare?
"Kam përshtypjen se kohëve të fundit marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe zviceanëve janë bërë shumë më të mira”, thotë Greta Rama nga këshillimorja ABSM në Bazel. “Përmes Evropianit kjo tash po bëhet më e dukshme”. Edhe Etrit Hasler thotë se po ndjen një atmosferë pozitive në mes të dy nacionaliteteve. Babai i tij është shqiptar ndërsa nëna zvicerane
Kampionati Evropian i Futbollit ka bërë nga shqiptarët dhe zviceranët një ekip të harmonishëm tifozësh, shkruan blick.ch. Ngado të shikosh sheh flamuj të kuq: Se a janë ata flamuj shqiptarë apo zviceranë, mund të konstatohet vetëm pas shikimit më të përqendruar dhe madje duket se edhe nuk ka aq rëndësi kjo në këtë kampionat, transmeton albinfo.ch. Fundja, ne ndajmë bashkë një numër të madh lojtarësh: Xhaka, Behrami, Shaqiri, Mehmedi – që të gjithë kanë prejardhje shqiptare.
Nga ana tjetër luajnë shumë zviceranoshqiptarë për atdheun e tyre të dytë, Shqipërinë. Policia e Cyrihut ka parakaluar nëpër Langstrasse të këtij qyteti me flamurin shqiptar ndërsa tifozë të të dyja skuadrave janë mbështetur në mes vete në margjina të fushës së futbollit, vazhdon blick.ch
“Personalisht kam përshtypjen se kohëve të fundit marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe zviceanëve janë bërë shumë më të mira”, thotë Greta Rama nga këshillimorja ABSM në Bazel. “Përmes Evropianit kjo tash po bëhet më e dukshme”, shton ajo.
Edhe Etrit Hasler, deputet në Kantonin e St. Gallenit, i njohur si slam-poet në gjithë Zvicrën, thotë se po ndjen një atmosferë pozitive në mes të dy nacionaliteteve, përcjell albinfo.ch. Babai i tij është shqiptar ndërsa nëna zvicerane.
“Për herë të parë nga të dyja anët po tregohet mirënjohje dhe kjo po ndjehet. Klishetë e zakonshëm , si për shembull ai për shqiptarët kriminelë, po bien”.
Shqiptarët duhet të pranohen si pjesë e shoqërisë, shton Hasler. “Ne nuk jemi të vlerësuar vetëm në futboll si pjesëtarë të ekipit por edhe në politikë dhe në jetën e përditshme jemi një pjesë e rëndësishme përbërëse e Zvicrës.
Por a do të mbetet ky idil edhe pas Evropianit? Pyet më tutje blick. ch.
“Nga përvojat e mia e di se raportet në mes të zviceranëve dhe shqiptarëve më parë kanë qenë shumë më të këqija”, thotë Rama , me prejardhje shqiptare. “Nisur nga kjo unë besoj se kjo atmosferë do të mbetet edhe më tutje në raportet mes dy popujve”.
Por Etriti mendon ndryshe: “Mjerisht ende nuk mund të besoj se ka ndodhur një pikë kthese dhe nuk është krijuar një gjendje që do të qëndrojë në afat të gjatë. Gjithmonë nevojitej një komunitet për t`u përdorur si fajtor kujdestar, ndërsa tash nuk ka ndonjë tjetër që është në horizont (që do të zinte vendin e shqiptarëve), transmeton albinfo.ch. Dhe ndoshta nuk është edhe aq keq: ne durojmë mjaft”.
Gjithsesi, gazeta Blick, së paku deri vonë, nuk ka qenë imune nga klishetë e njohura negative për shqiptarët. Kohëve të fundit, sidomos me transmetimin e atmosferës nga Evropiani i futbollit edhe në gjuhën shqipe, duket sikur ka ndodhur një kthesë pozitive. Mbetet të pritet sa e qëndrueshme do të jetë ajo. Pas kampionatit!
E-Diaspora
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut Kosovari Nikola Tunici ka arritur të sigurojë ulëse në Parlamentin e Hamburgut të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch....
-
Mërgimtari shqiptar fiton loto, kap shumën prej 500 mijë euro
-
Vetëdorëzohet edhe motra e Besar Nimanit, mohon akuzat
-
Agron Tufa vjen në Gjenevë me librin “Njeriu buzë lumit”
-
Nga Zvicra hapin biznes në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet ‘e fortë’ në krahun e Ukrainës Qeveria zvicerane është çdo gjë tjetër veçse neutrale në lidhje me një grindje që ndodhi të...
-
Hapet sezoni i peshkimit në Zvicër
-
Zvicër: Epidemia e gripit po ulet
-
Zvicër: A po mbaron puna në shtëpi?
-
Si mund të përfitojnë qiramarrësit në Zvicër nga normat e reja, më të ulëta të interesit?