Lajme
A do ta shfuqizojë Thurgau taksën mbi pronën?
Në kantonin Thurgau po zhvillohet një debat i nxehtë: A duhet të hiqet taksa mbi pronën, e cila paguhet nga të gjithë pronarët që nga viti 1971? Çështja ka mbërritur në referendum pas kundërshtimeve të krahut të majtë dhe të gjelbër, pasi parlamenti kantonal votoi për shfuqizimin e saj.
Aktualisht, taksa u kushton pronarëve rreth 300 deri në 500 franga në vit dhe bazohet në vlerën e tatueshme të pasurisë. Me një normë prej vetëm 0,5 për mille, Thurgau renditet ndër kantonet me taksat më të ulëta në Zvicër.
Sipas mbështetësve të shfuqizimit, taksa mbi pronën përbën një formë taksimi të dyfishtë, pasi prona tashmë taksohet në kuadër të taksës mbi pasurinë. Ata theksojnë gjithashtu se mungesa e mundësisë për të zbritur borxhet hipotekare e bën taksën të padrejtë e të rëndë për shumë pronarë. “Drejtësia nënkupton të mos taksosh dy herë të njëjtën pasuri,” deklaron këshilltari kantonal Mathias Tschanen (SVP), transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, kundërshtarët paralajmërojnë për pasojat financiare. Të ardhurat nga kjo taksë, që në vitin 2024 kapën shifrën e 36 milionë frangave për kantonin dhe komunat, do të mungonin në buxhet. Këshilltari kantonal Felix Meier (SP) argumenton: “Është e drejtë që të gjithë të kontribuojnë proporcionalisht në të mirën e përbashkët.”
Në rast të miratimit të shfuqizimit, taksa do të hiqet vetëm më 1 janar 2029, duke marrë parasysh situatën e vështirë financiare të kantonit.
Vendimi i fundit mbetet në duart e votuesve të Thurgaut.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











