Shqipëria
A do ta ketë Gjirokastra një aeroport?
Lajmi për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës është mirëpritur nga bizneset vendase, banorët dhe pushteti vendor, si një investim modern, që i jep shtysë zhvillimit të rajonit, kryesisht turizmit, dhe biznesit në tërësi, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Maksim Hoxha, këtë vendim e përkthen në çeljen e vendeve të reja të punës, por mbi të gjitha impaktin turistik që do të ketë për qarkun jugor.
Nevoja për një aeroport në Gjirokastër ka qenë kërkesë e kahershme e autoriteve vendore, por dhe motivi i “Forumit të intelektualëve gjirokastritë dhe dashamirësve të qytetit të gurtë, i njohur dhe si kryeqyteti i turizmit shqiptar.
Llambi Margariti thotë se ky vendim është dhurata më e bukur që qeveria shqiptare i bëri gjirokastritëve në këtë vit të ri, që nis me një investim kaq madhor e modern siç do jetë aeroporti.
Aeroporti i Gjirokastrës do jetë i katërti në rrjeti ne aeroporteve shqiptare që do të kenë akses fluturimi në linja ndërkombëtare krahas atyre të Riansit, Kukësit dhe Vlorës.
Pozicioni gjeografik, afërsia me kufirin grek, detin dhe më Parkun Kombëtar të Vjosës, tashmë do jenë më afër qytetit të trashëgimisë së kulturës botërore të Gjirokastrës.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën