Maqedonia
A do ta bllokojë edhe Maqedonia e Veriut TikTok-un?
Institucionet në Maqedoninë e Veriut duket se nuk janë të interesuar për ndalimin e pjesshëm ose të tërësishëm të Tik-Tok-ut, pavarësisht pasojave të dëmshme për shkak të sfidave të ndryshme dhe të rrezikshme në këtë platformë. Kohë më parë, ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski tha se Qeveria nuk planifikon një gjë të tillë por kujtoi se do të shqyrtohen mënyra të ndryshme për edukimin e prindërve dhe fëmijëve.
“Mendoj se duhet të punojmë me prindërit dhe që të mos më kuptojnë gabimisht mendoj se ka mungesë në edukimin e të rinjve dhe për këtë na ndodhin këto gjëra. Mediat sociale janë forma e ndarjes së këtyre informatave por informatat rrjedhin nga të rinjtë apo fëmijët dhe nga mungesa e edukimit tek prindërit sepse kësi lloj sfidash ka pasur edhe më herët por janë ndarë në mënyra tjera dhe jo nëpërmjet rrjeteve sociale” – Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Dixhital.
Ndërkohë, sociologët e psikologët vazhdimisht apelojnë prindërit të kontrollojnë fëmijët e tyre kur bëhet fjalë për përdorimin e rrjeteve sociale, posaçërisht Tik-Tok-un. Hatixhe Sefa thotë se etiketimi ose shpërndarja e videove në rrjetet sociale do të mbetet plagë e pashëruar e personit të caktuar që më vonë mund të përfundoj me probleme të rënda psikike.
“Lëndimet fizike me siguri që kanë nevojë për një trajtim por unë sërish do ta them këtu se lëndimet fizikë lënë gjurmë më të vogla në krahasim me lëndimet psikike të cilat mund ti marrë fëmija gjatë asaj kohe. Trauma apo vetëbesimi i ulët apo ankthi të cilin mund ta pësoj më pas janë edhe më të rënda të cilat ndoshta edhe mund ti mbaj përgjatë gjithë jetës si një etiketë në personalitetin e tij. Sepse, ato përqeshjet, ato nënçmimet janë varra të cilat nuk shërohen lehtë” – Hatixhe Sefa, psikologe.
Shqipëria vendosi përkohësisht mbylljen e aplikacionit Tik-Tok në shkolla pas incidentit fatal kur bashkëmoshatari vrau një 14 vjeçar. Kryeministri Edi Rama tha sa 90 % e prindërve janë pajtuar për mbylljen sipas një ankete të realizuar paraprakisht nga Ministria e Arsimit. /alsat.mk
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?