Lajme
A do ta bëjë BE-ja të detyrueshme vaksinën?
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen tha se Bashkimi Evropian duhet të diskutojë mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm
Momenti ka mbërritur. Bashkimi Evropian duhet të diskutojë mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm, për të luftuar valën aktuale të infektimeve me Covid-19, e gjithashtu variantin e ri Omicron.
Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, e cila tha se dy ose tre vjet më parë nuk do ta kishte menduar kurrë një diskutim të tillë.
“Mendoj se është e kuptueshme dhe e përshtatshme të zhvillojmë një diskutim të tillë tani. Si të inkurajojmë dhe mundësisht të mendojmë për vaksinimin e detyrueshëm brenda Bashkimit Europian. Kjo çështje ka nevojë për diskutim, dhe duhet një qasje e përbashkët”, tha presidentja e KE-së, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Von der Leyen tha se do të duhet 2-3 javë kohë për të kuptuar më shumë mbi variantin e ri.
“Të shpresojmë për më të mirën, por të përgatitemi për më të keqen”, tha ajo, duke u bërë u thirrje qytetarëve të vaksinohen, e të marrin dozat përforcuese.
Më herët, edhe Gjermania, vendi me qasjen me të kujdesshme ndaj kufizimit të lirive, foli për vaksinën e detyrueshme. Olaf Scholz, i cili pritet të zëvendësojë Angela Merkel në postin e kancelarit, tha se do të mbështesë një propozim për të bërë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë, duke filluar nga viti i ardhshëm. Megjithatë, sipas tij, ligjvënësit duhet të ndihen të lirë të votojnë, sipas bindjes së tyre, lidhur me çështjen.
“Do t’i hapim rrugën një vendimi që do të mbështetet në ndërgjegjen e anëtarëve të Bundestagut gjerman, lidhur me një mandat të përgjithshëm vaksinimi që do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm, në muajin shkurt ose fillim të marsit. Unë do të votoj në favor të një ligji të tillë”.
Gjermania regjistroi 446 vdekje në 24 orët e fundit, numri më i lartë që prej shkurtit. Autoritetet shëndetësore ngrenë alarmin për tejmbushjen e terapive intensive para Krishtlindjeve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind