Zhvillim

Egzon Zhuta: “Mënyra e protestimit nga opozita, nuk është e qëlluar”

Parlamenti i Kosovës nuk është i aftë t`i zgjidhë problemet e brendshme, diferencat që kanë nuk janë në gjendje t`i zgjidhin me fjalë, por po përdoret dhunë.

Egzon Zhuta politikan i liberalëve (FDP) në kantonin e St. Gallenit shprehet i zhgënjyer me situatën e rëndë politike të Kosovës. “Parlamenti e ka humbur besimin, nuk e ka më seriozitetin që duhet ta ketë një parlament për sjelljen e ligjeve dhe avancimin e shtetit. Në këto momente Parlamenti i Kosovës nuk e ka besimin, nuk e ka vlerën e prezantimit të Kosovës si shtet. Unë shoh më shumë politikanë që individualisht duan të kenë një rol sa më të madh në atë parlament, thotë Zhuta për albinfo.ch. Parlamenti i Kosovës nuk është i aftë t`i zgjidhë problemet e brendshme, diferencat që kanë nuk janë në gjendje t`i zgjidhin me fjalë, por po përdoret dhunë. Mënyra se si opozita manifeston pakënaqësinë rreth problemeve përmes protestave të dhunshme, nuk është e drejtë, këto akte janë ilegale, shprehet Zhuta për albinfo.ch. Në këtë rast Parlamenti i Kosovës mund të mësojë nga Zvicra ku problemet e rënda i hedhin në referendim. Le të flasë populli se çfarë interesash ka për marrëveshjet e Brukselit.

Të jem i qartë, opozita angazhohet për interesat e popullit të Kosovës, por mënyra se si kundërshton ajo, nuk është e pranueshme dhe nuk ju bën mirë shqiptarëve”.

Egzon Zhuta politikan nga FDP, St. Gallen