albinfo.ch
Gjuha
Dita e Flamurit bashkon nxënësit e shkollave shqipe në Cyrih
Diskoteka më e njohur shqiptare në Zvicër, Rinora 4, të dielën ishte mbushur me nxënës të shkollave shqipe të Cyrihut, të cilët ishin veshur “kuq e zi” për të shënuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë.
Nxënësit e shkollave shqipe ishin bërë bashkë të dielën për të festuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë.
Një festë e tillë ishte organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë për kantonin Cyrih, e cila tashmë i ka bërë tradicionale manifestimet e tilla me karakter kulturor dhe kombëtar, të cilat i feston për çdo vit së bashku me nxënësit e shkollave shqipe dhe prindërit e tyre nga kantoni i Cyrihut.
Nxënësit janë shoqëruar nga prindërit e tyre, ndërsa ishin të pranishëm edhe mysafirë të tjerë nga Kantoni Cyrih, por edhe nga kantonet e tjera për rreth, të cilët edhe janë shërbyer me ushqime dhe pije falas.
Në fillim në skenë u ngjiten fëmijët e shkollave shqipe për të intonuar himnin e flamurit kombëtar, nën dirigjimin e mësuesit Hasan Spahiu.
Pastaj fillon pjesa zyrtare me fjalime, të cilës i priu nikoqiri Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për Kantonin e Cyrihut.
Ai foli për datat më të rëndësishme të nëntorit: 28 Nëntorin dhe Pavarësinë e Shqipërisë, ndërsa ka thënë se si mësuesit, por edhe prindërit e kanë obligim moral dhe kombëtar që këta fëmijë ta ruajnë kulturën dhe traditat tona, duke ndjekur shkollën shqipe si mjeti më i rëndësishëm kundër asimilimit, i cili, sipas tij, po na kërcënon dita- ditës, sepse gjuha është shtylla e kombit.
Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i LAPSH-it për Zvicër, Nexhat Maloku. Ai ka njoftuar të pranishmit për kohën e regjistrimit të fëmijëve në shkollat shqipe, që sipas tij, janë muajt nëntor dhe dhjetor.
Më pas Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Islam Spahiu dhe Shukrije Ramadani nga Qendra Kulturore e Kosovës, me nga një fjalë rasti kanë përshëndetur të pranishmit, duke falënderuar LAPSH-in për punën e çmuar dhe mundin që po jep në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Më pas është përkujtuar me disa fjalë edhe mësuesja e LAPSH-it, Antoneta Subashi – Alia, e cila kishte ndërruar jetë ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.
Pastaj ka vazhduar programi artistik, i përgatitur kryesisht nga nxënësit me recitale, vjersha dhe këngë, duke e plotësuar edhe ansambli “Trojet”, i cili u paraqit me disa valle të bukura shqipe.
Pjesa e dytë e programit ishte rezervuar me muzikë popullore, duke i ftuar të gjithë të pranishmit në vallëzim.
Të gjithë së bashku, mësues, nxënës, prindër dhe mysafirë të tjerë, u kënaqën nën tingujt e muzikës deri në orët e vona të mbrëmjes.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha