Fotolajmi

Dimri nuk i ndal refugjatët

Në Austri vijnë në më pak refugjatë. Për herë të parë që nga fillimi i muajit tani mbërrijnë më pak se 3.000 njerëz në ditë. Gjithashtu në Slloveni, Kroaci dhe Serbi është zvogëluar numri i të ardhurve të rinj.

Rënia ndikon edhe në Gjermani, ku shumica e refugjatëve vijnë nga Austria.. Në Gjermani, më shumë se 900,000 refugjatë janë regjistruar këtë vit. Kjo u konfirmua në burime qeveritare premten, njofton agjencia e lajmeve AFP, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, rënia e numrit të refugjatëve nëpërmjet rrugës ballkanike duket të jetë mashtruese.

Ngase nuk do të thotë se janë më pak refugjatët në rrugën e tyre drejt Evropës Qendrore. Situata e refugjatëve raportohet të jetë përkeqësuar në Greqi.

Pavarësisht dimrit të ashpër çdo ditë bëhen mijëra kalime të rrezikshme nga brigjet e Turqisë në ishujt grekë.

Nga fundosja e anijeve të refugjatëve janë mbytur gjashtë fëmijë sipas një raporti nga agjensia turke e lajmeve.

Në kufirin greko-maqedonas gjithashtu janë bllokuar emigrantët ë cilët nuk vijnë nga zonat e luftës të tilla si Siria dhe Afganistani.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim njoftoi të mërkurën se ishin më shumë se 5.000 refugjatë nga Turqia që po vijnë në Greqi.