Lajme
Mustafa në Gjermani: “Kosova, vend i sigurt, kthimi i refugjatëve është OK”
Ai ka treguar një mirëkuptim të plotë për vendimin e Qeverisë Federale të Gjermanisë që refugjatët kosovarë të dëbohen nga kanë ardhur pa procedura të shumta.

Kryeministri i Landit të Bavarisë Horst Seehofer ka pritur sot në Mynih kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.
Pas takimit të mbajtur sot, Seehofer ka deklaruar se gjatë vitit të ardhshüem do të vizitojë Kosovën. Kjo vizitë do të ketë të bëjë para së gjithash me mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, ka thënë ai, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Ndërsa kryeministri kosovar nga ana e tij ka theksuar: “Mbështetja ekonomike është ajo çfarë na nevojitet më së shumti aktualisht”. Ai ka treguar një mirëkuptim të plotë për vendimin e Qeverisë Federale të Gjermanisë që refugjatët kosovarë të dëbohen nga kanë ardhur pa procedura të shumta, transmeton albinfo.ch.
“Ne jemi të mendimit se Kosova është vend i sigurt i prejardhjes dhe riatdhesimi është plotësisht në rregull”, citohet Mustafa nga agjencia gjermane e lajmeve.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania me ekspozitë në Galerinë MOSHEK Mësohet se piktori shqiptar Ramë Dardania nga Gjeneva do të ekspozoj punimet e tij më 8...
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia”
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
Jeta në Zvicër
-
Dhëmbët më të shëndetshëm në Zvicër Në vitin 2022, 71% e popullsisë e vlerësoi gjendjen e gojës si të mirë ose shumë...
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë