Fotolajmi
Gjermania tërheq përfaqësuesin nga Eurovisioni
Këngëtari kontravers, Xavier Naido, nuk do ta përfaqësojë Gjermaninë në Eurovision-in e ardhshëm të planifikuar për muajin maj të vitit 2016 në Stokholm.
Televizioni shtetëror gjerman „ARD“ , i cili javën e kaluar zgjodhi përfaqësuesin nacional për në Eurovision, tërhoqi vendimin, pasi në rrjetet sociale, në media dhe qarqet politike zgjedhja e tij ishte kritikuar ashpër si akt homofobik dhe antisemitist.
Në deklaratën e tij „ARD“ ende pretendon se ka zgedhur një këngëtar të shkëlqyer dhe se arti i tij nuk është racist apo homofobik, por se shërbimi nacional i televizionit publik nuk ka mundur ta injorojë publikun.
Këngëtari i popullarizuar i rokut, tekstet e të cilit përshkruhen si antisemitiste dhe homofobike, tani do të zëvendësohet me pëlqimin e publikut gjerman.
Najdo, i cili është me origjinë të përzier indiane, afrikane dhe gjermane, u kritikua për këngët, në të cilat thuhet se homoseksualët janë pedofilë dhe përmbajnë mesazhe antisemitiste.
Të ngjashme
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë