Të tjera
Denis Bajrami, nis karrierën muzikore në Gjermani
Vitin e kaluar Denis Bajrami ishte pjesë e garës së “Das Super Talent 2014” në Gjermani. I ulur para pianos më këngën “Antother Love” të Tom Odell, djaloshi me origjinë nga Peja, pat ngritur në këmbë gjithë publikun në sallë. Edhe pse e kaloi pengesën e parë, ai nuk arriti të hyjë në finale.
Por ambiciet për vazhduar më muzikë nuk u shuan. 18 vjeçari i lindur në Gjermani sapo ka edituar këngën e parë “Restless in Love” një këngë e cila është dedikuar për tregun e huaj.
“Kënga është në gjuhën angleze. Fabula e këngës është rreth një lidhje dashurie mes dy të rinjve”, thotë Denisi për “albinfo.ch”.
Ai shprehet se është shumë i lumtur për këngën dhe klipin. “Kënga po pritet shumë mirë. Edhe gjatë realizimit si të këngës ashtu edhe klipit kemi pasur shumë momente të mira dhe argëtuese”,pohoi ai i cili shtoi se është duke punuar për përgatitjen e albumit.
Por, sa përcjell Denisi muzikën shqipe dhe a do të realizoj ndonjë këngë shqip në të ardhmen?, ai përgjigjet: “Dëgjoj edhe muzikë shqip, por meqë e zotëroj mirë gjuhën angleze, atëherë edhe ndjenjat e mia muzikore më vije të i shprehi më lehtë në gjuhen angleze”.
Denisi tregoi se momentalisht është i orientuar për tregun e huaj por në të ardhmen do të bëj edhe këngë shqipe teksa nuk dëshiron të përmend ndonjë emër të preferuar për duet.
Kënga e Denisit mund të blihet kudo në tregun gjerman si dhe mund të porositet edhe në Itunes dhe tregje të tjera muzikore në internet.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve