Shkurt.ch
Terrorizmi ka goditur edhe turizmin
Sulmet terroriste në Paris kanë shkaktuar viktima të shumta njerëzore, por terrori ka lënë edhe pasoja ekonomike. Sipas ekspertëve, më shumë janë prekur turizmi dhe tregtia.
Me më shumë se 80 milionë vizitorë në vit, Franca është destinacioni më i preferuar turistik në botë. Pjesa e turizmit në GDP nacionale është rreth shtatë për qind. Frika se turistët në të ardhmen mund të anashkalojnë Parisin çoi në një rënie të dukshme të aksioneve të kompanisë ajrore “Air France” dhe hoteleve të mëdha zinxhiror, të tilla si „ACCOR“.
Nga rëniet në turizëm për Francën do të thotë humbje prej disa qindra milionë eurosh dhe janë prekur drejtpërdrejt restorantet, sallat e koncerteve dhe institucione të ngjashme.
Ekonomisti zviceran, Bruno Frey, në një artikull kujton studimin, i cili ka hetuar ndikimin e sulmeve mbi investimet e huaja në Spanjë dhe Greqi nga 1975 deri më 1991, kur të dy vendet patën sulme të shumta politike terroriste.
Investimet e huaja direkte në Spanjë pastaj ranë me 14%, ndërsa në Greqi 12%.
Terrorizmi dhe dëmi i madh në tregtinë e jashtme, thotë Frey, kryesisht është për shkak se ka forcuar masat e sigurisë dhe kontrollet. Bëhet fjalë për analizën e operacioneve të tregtisë ndërkombëtare mes 200 shteteve në periudhën nga 1960 deri 1993. Sulmet terroriste në rritje kanë shkaktuar rënien të vëllimit tregtar mes dy vendeve.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











