Fotolajmi
Kthehen kontrollet në kufijtë e Shengenit
Kufijtë e Shengenit do të vlejnë edhe për qytetarët e Bashkimit Evropian, por regjimi pa viza për qëndrime deri në tre muaj mbetet në fuqi për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, raportojnë mediat nga Brukseli.
Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë kanë kërkuar të premten nga Komisionit Evropian që menjëherë të fillojë zbatimin e “ndryshimeve të synuara në kufijtë e Shengenit“.
Ministrat ranë dakord për një “sistem të kontrollit të kufirit ndërmjet shteteve anëtare të Shengenit, e cila ka një lidhje elektronike në bazat e të dhënave të Interpolit në të gjitha kalimet kufitare me kontrollin e detyrueshëm të dokumenteve të udhëtimit”.
Franca në veçanti ka insistuar në kontrollin e të gjithë emigrantëve në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian me sistemin automatik të verifikimit të informacioneve të Shengenit (SIS), mekanizmat e vizave të lëshuara në BE dhe bazat e të dhënave të Interpolit.
Ministrat ranë dakord se gjatë krizës së emigrantëve duhet të merren shenjat e gishtërinjve dhe të kryhet një inventar i dokumenteve dhe identiteti i kufijve të jashtëm, me një rol shumë më të madh të agjencive policore Europol dhe Frontex, të cilët janë të angazhuara në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së.
Parisi zyrtar me vendosmëri ka kërkuar për të formuar një roje kufitare të BE-së, për të zvogëluar rrjedhjen e emigrantëve nëpër Greqi, forcimin e dialogut në këtë drejtim, sidomos me Turqinë dhe kthimin automatik të emigrantëve, të cilët nuk mund të marrin azil.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë