Lajme
Kadaj-Bujupit, 30 ditë paraburgim, situatë e tensionuar në Kosovë
Pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur disa orë, gjykatësi paraprak ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë që Kadja-Bujupit, t’i shqiptohet masa 30 ditë paraburgim
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila u arrestua sot në mëngjes nga Policia e Kosovës. Pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur disa orë, gjykatësi paraprak ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë që Kadja-Bujupit, t’i shqiptohet masa 30 ditë paraburgim .
Avokati mbrojtës i deputetes opozitare, Kadaj-Bujupi e cila u dënua për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Arianit Koci, vendimin e konsideron joligjor. Ndërsa Naser Bujupi, bashkëshort i deputetes së AAK-së, ka thënë se ky është një vendim politik dhe se do të bëjnë ankesë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore duke i shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, përfundimisht ka dëshmuar se vendimi është politik dhe ky është hapi i parë i një kalimi nga demokracia parlamentare në një sistem diktatorial.
“Për AAK-në si parti dhe për grupin parlamentar të saj, ky vendim është I porositur nga pushtetarët dhe si i tillë edhe i papranueshëm. Në mungesë të një reflektimi të Presidentes, dhe Kryetarit të Kuvendit për të mbrojtur integritetin e deputetit të zgjedhur nga populli, AAK nuk do të qetësohet derisa deputetja Donika Kadaj-Bujupi të mos jetë e lirë”, thuhet në reagim.
Përgjegjësinë nga çdo pasojë që del nga ky vendim, sipas partisë që drejtohet nga Ramush Haradinaj, e bartin urdhërdhënësit e arrestimit politik.
Pas kësaj mase, sërish kanë filluar protestat e opozitës në Prishtinë. Aktualisht protestuesit janë barrikaduar në dy drejtime, në afërsi të AAK-së në qendër dhe tek galeria e arteve. Mediat lokale po raportojnë se një grup mbështetësish të AAK-së nga Rrafshi i Dukagjinit janë nisur drejt Prishtinës, për t’iu bashkuar protestës. Situata është tejet e tensionuar.
E-Diaspora
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, punëtorinë e fundit për hartimin e...
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
-
Florida Doçi, pjesë e inteligjencës artificiale në produktet e Microsoft
-
5 vajza shqiptare, konkurrente në “Deutschland sucht den Superstar”
-
Leutrim Aliji Interpreton Zadenë dhe Beethoven-in në Horgen
Jeta në Zvicër
-
Pse liqeni i Gjenevës lëshon sasi të mëdha të dioksidit të karbonit? Ashtu si shumica e liqeneve, Liqeni i Gjenevës lëshon gazra serë, veçanërisht CO2, dioksid karboni: “Është...
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë dhurimet e ushqimeve të “skaduara”
-
Ekspertët janë pesimistë për perspektivën ekonomike të Zvicrës
-
Zvicër: Shënohet ulje e mirëqenies sociale për njerëzit nga vendet jo anëtare të BE-së
-
Votimi për nënqiranë, çfarë do të ndryshonte