Zhvillim
Zvicra mbështet Slloveninë dhe Kroacinë në krizën e refugjatëve
Ekspertët zviceranë do të ndihmojnë organizatat e atjeshme humanitare vullnetare së bashku me organizatat e mëdha ndërkombëtare si UNHCR, Kryqi i Kuq etj. për t`u përballur me sfidën e refugjatëve

Pesë ekspertë të SHK (Trupat Zvicerane për Ndihma Humanitare) nga Zvicra janë angazhuar në Slloveni dhe në Kroaci për t`i mbështetur organizatat e atjeshme në përballjen me krizën e refugjatëve. Ata do të sjellin ekspertizën e tyre, do të ndihmojnë në përshtatjen e infrastrukturës ekzistuese për kushtet e dimrit dhe do të blejnë të mira materiale në tregun e vendit. Një kamion me artikuj humanitarë nga Zvicra tashmë është shkarkuar në Slloveni.
Në mes 4000 dhe 7000 refugjaatë kalojnë për çdo ditë mesatarisht kufirin Kroaci-Slloveni. Bëhet fjalë për njerëz që provojnë të ikin nga terrori dhe lufta që kanë kapluar vendet e tyre.
Pasi që ky fluks i madh i refugjatëve për vendet e “rrugës ballkanike” të migracionit paraqesin një sfidë të madhe, ekspertët zviceranë do të ndihmojnë organizatat e atjeshme humanitare vullnetare së bashku me organizatat e mëdha ndërkombëtare si UNHCR, Kryqi i Kuq etj. për t`u përballur me sfidën e refugjatëve.
Pasi që Sllovenia dhe Kroacia në fund ë tetorit i ishin drejtuar Zvicrës me kërkesë për ndihmë, organizatat e bashkuara humanitare të Zvicrës kanë vendosur të përgjigjen konkretisht.
Që më 11 nëntor një kamion me 7.2 tonelata ndihma humaanitare ka shkuar në Slloveni ku dhe i është dorëzuar mbrojtjes civile të atjeshme.
Më 12 nëntor ka udhëtuar drejt Sllovenisë një ekip prej pesë pjesëtarësh të SHK. Ata do të blejnë materialet e nevojshme në tregun vendor me të cilin do të rregullojnë dhe përshtatin objektet ekzistuese për strehimin e refugjatëve, si dhe nyjet sanitare etj. ata janë vendosur në vendkalimin kufitar Sentil në kui me Austrinë . por gjatë ditëve në vijim do ta zgjerojnë punën e tyre edhe në Kroaci.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari Shtetasi kosovar 45-vjeçar pa adresë të përhershme në Zvicër, fillimisht është arratisur por të nesërmen është...
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)
-
Cilat pjesë të Zvicrës ndalohen të ndërtojnë shtëpi të dyta?
-
Pse primet zvicerane të sigurimit shëndetësor në Zug janë vendosur të bien ndjeshëm?
-
Kur do të vijë moti i ngrohtë i pranverës në Zvicër?