Zhvillim
Për tetë muaj, 240 milionë € investime
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se prej janarit deri në gusht të këtij viti, investimet e huaja direkte në Kosovë janë 240 milionë euro

Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë, vetëm për periudhën janar-gusht 2015, kanë arritur shumën prej 240 milionë euro, duke shënuar një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitin e kaluar. Kështu ka deklaruar Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
“Ketë vit e kemi nisur me shumë reforma, në shumë ministri dhe institucione. Këto reforma kanë për qëllim përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë. E pranojmë të gjithë se ka ende shumë për t’u bërë dhe jemi të zotuar që se bashku të angazhohemi në këtë drejtim”, tha ajo.
Nga të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, sipas saj, Investimet e Huaja Direkte vetëm për tetë muajt e parë të vitit, kanë arritur shumën prej 240 milionë euro, derisa për tërë vitin e kaluar këto investime ishin 151 milionë euro. Këtë vit, siç tha Bajrami, ka trend më pozitiv që nga viti 2012.
Se bashku mund të arrijmë shumë më shumë, kemi resurse njerëzore e natyrore, treg të integruar dhe të gjitha parakushtet për tu bërë një vend i zhvilluar. Fokusi në agjendën zhvillimore, qasja moderne dhe bashkëpunimi me qytetarë na duhet me shumë se kurrë”, ka deklaruar ajo.
Ministrja e Tregtisë ka treguar se Qeveria e Kosovës po bën reforma për të përmirësuar edhe më shumë klimën biznesore në Kosovë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër Aktualisht, zyrtarëve të zgjedhur u kërkohet të votojnë në mënyrë të pavarur - pa udhëzime nga...
-
Demokracia në Zvicër: Pjesëmarrje e ulët në votime – a është kjo demokratike?
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja