Kultura

Lauriane Sallin është zgjedhur „Mis Zvicra 2015“

Në këtë garë të bukurisë në finale kanë marrë pjesë edhe dy shqiptare: Sindi Arifi dhe Nasibe Ali

22-vjeçarja nga Fribourgu është vajza më e bukur në Zvicër. Studentja Sallin u zgjodh ekskluzivisht nga votat e audiencës televizive.

Juria nuk kishte asnjë ndikim në rezultat.

Ky event i bukurisë ishte mbajtur në „Musical Theater“ në  Basel

Për herë të parë në historinë e konkurseve të bukurisë ka vendosur ekskluzivisht publiku se kush do të jetë vajza më e bukur në vend.

Në këtë garë të bukurisë në finale kanë marrë pjesë edhe dy shqiptare: Sindi Arifi dhe Nasibe Ali, por që nuk kanë arritur besimin e publikut të përfaqësojnë bukurinë zvicerane.