Zhvillim

Filigrani i Ballkanit mësohet në Zvicër

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

 

Një javë i është përkushtuar mësimit të teknikës së punës me filigran në punishten e zonjës Burnand. Albinfo.ch shfrytëzoi rastin për ta njohur dhe për të mësuar më shumë në lidhje me këtë aftësi profesionale ballkanike të veçantë.

Kurrë arrijmë në punishten e zonjës Burnand në Neyruz (FR) ustai Adnan Ramadani e ka ndezur pishtarin me të cilin përdredh fijet e argjendit. Praktikantët janë grupuar rreth tij dhe shikojnë me interes të gjitha veprimet e tij me qëllim që të mësojnë artin e lashtë të krijimit të stolive me teknikën e filigranit.

Ustai i ardhur nga Shkupi komunikon në italisht me praktikantët, por termat specifike jepen në gjuhën shqipe. Në të vërtetë, kjo traditë është ende e pranishme në Ballkan, në zonat shqiptare gjejmë artizanët e fundit, veçanërisht në qytetet e Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Krujës dhe gjithashtu në Shkup ku Z. Ramadani ka hapur shkollën e tij “Spark filigree” në vitin 2012. E njëjta metodë ekziston edhe në Split, Kroaci.

Anne Loup Burnand e ftoi zotin Ramadani për të ardhur në Zvicër që ta transmetoj diturinë e tij praktikantëve të saj. Ajo është pasionuar pas kësaj teknike pas zbulimin të një unaze të bërë në Venedik. Në atë kohë, kjo teknikë ishte e panjohur për të, sepse në Zvicër ajo nuk mësohet në shkollat ku mësohet si të kryhen ​​stolitë. Atëherë artizanalja që punonte me argjendin, fillon te mësoj bazat e teknikës së filigranit nëpërmjet internetit. Meqë teknikat e sofistikuara nuk gjendeshin ne internet, ajo vendosi që të kontaktoj Z. Ramadani për të ndjekur mësimin në shkollën e tij, “Spark filigree” në Shkup, ku janë formuar më shumë se tetëdhjetë artizanë. Kjo është mënyra e vetme për të mësuar këtë art, sepse ajo transmetohet vetëm brenda familjeve. Dy ustallarët e Splitit (Kroaci), të cilëve ajo u kërkoj që ti mësonin teknikën e filigranit, nuk pranuan megjithëse pasardhësit e tyre nuk janë të interesuar që ta mësojnë këtë zanat.

Stolitë me filigran gjenden edhe në Portugali, në Turqi edhe në Greqi, por filigrani i Ballkanit ka një specifikë që specialisti e dallon menjëherë. Z. Ramadani, që e punon prej 25 vjetësh, shpjegon se duke vërejtur formën, simetrinë dhe imtësinë e elementeve, ne mund të dimë origjinën e tij. Zonja Burnand shpjegon se në Ballkan përdoret një fill argjendi më i hollë, ai është vetëm 0.25 mm.

Zonja Burnand dhe praktikantët e saj mendojnë se metoda e filigranit është duke rilindur, sepse kjo teknikë siguron se stolia është punuar me dorë nga kompleksiteti i saj, dhe ka një vlerë të madhe për njerëzit që janë në kërkim të një objekti origjinal dhe unik.

Për më shumë informacione:
Internet : www.cephee-creations.com
Facebook : « Spark Filigree »
Le livre d’Anne Loup Burnand, « Je crée mes bijoux avec la technique du Filigrane de Russie »