Integrimi
Si dhuratë për ditëlindje, Alejna fiton një vëlla të vogël!
Alejna 4 vjeçe e vështron me kujdes por paksa edhe me skepsë dhuratën më të pazakonshme për ditëlindje: në shtratin për të posalindurit në spitalin e Gelnhausenit është shtrirë vëllai i saj i vogël. Para saktësisht katër vitesh edhe Alejna kishte ardhur në jetë pikërisht në këtë spital, shkruan gelnhaeuser-tageblatt.de. Tash edhe vëllathi i saj, Auloni sheh dritën për herë të parë në spitalin e njëjtë, katër vite më vonë por në datën e njëjtë.
“Ne kurrë nuk kishim menduar se lindja e Aulonit do të qëllonte pikërisht në ditëlindjen e Alejnës”, thotë nëna e dy vogëlushëve, Sadie Shabani, transmeton albinfo.ch. Ditëlindja e parashikuar e tij ishte 24 tetori, por ai duket se “e ka shtyrë me qëllim” lindjen deri më 2 nëntor.
“Është një mrekulli e dyfishtë”, thotë nëna 28 vjeçare. “Pothuajse sikur të kishim binjakë”.
Kryemjekja e spitalit, Dr. Lke Schulmeyer thotë se një rast i tillë është tepër i rrallë dhe as ajo vetë në pe¨rvojën e gjatë të punës nuk e ka përjetuar deri tash.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë